Flash

Nuk ndalet Ministria e Infrastrukturës, nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë me pagesë

Lapsi.al 28 August 2025
Nuk ndalet Ministria e Infrastrukturës, nga 15 shtatori tuneli i

Nga 15 shtatori, qarkullimi në tunelin e Llogarasë nuk do të jetë më falas. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku, ka vendosur të aplikojë një tarifë prej së paku 10 euro vajtje-ardhje për çdo automjet, duke rënduar më tej xhepat e qytetarëve dhe bizneseve që frekuentojnë bregdetin.

Ky vendim ka ngjallur reagime të forta në radhët e qytetarëve, për shkak të tarifës që konsiderohet e lartë në raport me të ardhurat mesatare në Shqipëri, veçanërisht për familjet që udhëtojnë shpesh drejt bregdetit. Kostoja totale e projektit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, sipas të dhënave zyrtare është 150 milionë euro.

INVESTIMI DYFISH

Investimi është prezantuar si një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në vend, por edhe një nga më të shtrenjtat në rajon. Kritikat kryesore lidhen me faktin se pavarësisht kësaj shume kolosale, qytetarët do të paguajnë një tarifë shtesë për ta përdorur tunelin. Tuneli, me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, është promovuar si një projekt që do të lehtësonte lëvizjen drejt jugut dhe do të kursente kohë, duke e reduktuar udhëtimin nga 45 minuta në vetëm 7 minuta nga Dukati drejt Palasës. Por ky “shërbim”, që u pagua me taksat e qytetarëve dhe u shoqërua me festime propagandistike nga qeveria, tani kthehet në një biznes fitimprurës për shtetin në kurriz të qytetarëve.

Sipas njoftimeve zyrtare, menaxhimi i pagesave dhe i të gjithë procesit do të bëhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionare me kapital shtetëror nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo kompani do të mbikëqyrë sistemin e tarifimit, mirëmbajtjen e portave automatike, si dhe shpërndarjen e biletave dhe aboneve mujore. Por, fakti që kjo strukturë kontrollohet direkt nga ministria e Ballukut, shton edhe më shumë dyshimet për abuzime dhe klientelizëm politik. Bashkë me tunelin e Llogarasë shkon në tre numri i segmenteve rrugore në Shqipëri me pagesë. Krahas akseve Milot-Morinë dhe Thumanë-Kashar tashmë do të jetë me pagesë edhe Dukat-Palasë. Me vendosjen e kësaj tarife, qeveria po e çon vendin drejt rrugëve private me taksa të larta, duke u kthyer në një barrë të re financiare për qytetarët.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë presente. Kjo do të sjellë, në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, temperatura deri në 7 gra...

07:47

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI