Flash

Eurot në gotën e kafes, policia tregon pse u arrestuan punonjësit e IMT

Lapsi.al 28 August 2025
Eurot në gotën e kafes, policia tregon pse u arrestuan punonjësit

Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e SPAK, që u zhvillua ditën e djeshme, 27 gusht, ndaj punonjësve të IMT-së.

Mbi t e punonjësit e IMT-së rëndojnë akuzat: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës“, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Geraldo Fuçia, Klajdi Zhilla dhe Edmond Çela gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve.

Policia njofton gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe 27 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni aktiv i punonjësve të IMT, një automjet tip “Audi A6“ si dhe 4 celularë

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Naun Shundi

Ndahet nga jeta aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi. Së fundmi aktori 66 vjeçar po luftonte me sëmundjen e rëndë dhe ishte dërguar për...

12:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI