Flash

Enda aktive vatra e zjarrit në Mat

Lapsi.al 28 August 2025
Enda aktive vatra e zjarrit në Mat

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e kësaj të enjteje në malin e fshatit Gërman të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit. Ende nuk dihet se si është shkaktuar ndezja e zjarrit rreth orës 12:00 në një zonë të thepisur malore të këtij masivi pyjor. Ndërkohë, burime nga terreni bëjnë të ditur se vatra e zjarrit është në një zonë të vështirë dhe fikja e plotë në një kohë të shkurtër është thuajse e pamundur.

Zjarri i rënë në këtë zonë malore mund të jetë nga pakujdesia e ndonjë bariu që ka qenë duke kullotur bagëtinë ose mund të jetë edhe zjarrvënie e qëllimshme. Momentalisht janë angazhuar punonjës të shërbimit pyjor pranë Bashkisë Mat, atij zjarrfikës dhe banorë të zonës, por terreni në të cilin ndodhet vatra e zjarrit është i rrezikshëm.

Bimësia në këtë zonë është kryesisht Ahu dhe Arrnini, ndërsa pritet që flakët të vihen nën kontroll në orët në vijim teksa do të shtohen forcat e ndërhyrjes në terren dhe pritet t’i bëhen prita për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme. Kjo është vatra e parë e aktivizuar në këtë masiv pyjor për këtë vit, ndërsa është djegur edhe në vitet e mëparshme.

Të këshilluara

Rikthet Covid, 5 raste në Gjirokastër

Rastet me COVID-19 po rikthehen edhe në Gjirokastër. Sipas të dhënave të Qendrës Shëndetësore në Manalat, gjatë kësaj jave janë regjistruar rreth pesë raste të ...

17:13

Ndahet nga jeta aktori Naun Shundi

Ndahet nga jeta aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi. Së fundmi aktori 66 vjeçar po luftonte me sëmundjen e rëndë dhe ishte dërguar për...

12:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI