Eliminimi surprizë i Manchester United
Para gjysmë ore loje, skuadra e Amorim ishte në mënyrë të bujshme në disavantazh 2-0, një rezultat i papritur. Ndeshja kundër një skuadre të kategorisë së katërt duhej të ishte mbyllur shumë shpejt në letër, por diçka shkoi keq. Në golin e dytë të Grimsby shumë faj ra mbi shpatullat e Onanës, i cili nën shiun e pandërprerë praktikisht la topin t’i shpëtonte nga duart në dalje, duke e bërë edhe më katastrofike një situatë delikate. Nuk mjaftuan Sesko, Cunha, Mainoo dhe Ugarte në fushë, e as hyrjet e Bruno Fernandes, de Ligt dhe Zirkzee ndër të tjerë, për të shmangur eliminimin: në pjesën e dytë United arriti të barazonte dhe ta çonte ndeshjen te goditjet e penalltive, të cilat megjithatë vetëm zgjatën agoninë edhe për disa minuta. U shkuan në vazhdim pas golave të portierëve (që bënë nga një pritje secili) dhe seria u zgjat madje deri në 26 penallti: fatal ishte penalltia e fundit e Mbeumos që e dënoi skuadrën e tij me një eliminim që mund të ketë pasoja serioze edhe mbi pankinën e Amorim."The greatest upset of all time" says Nigel Reo-Coker! Unbelievable scenes as Grimsby Town take down Manchester United on penalties in the Carabao Cup ? pic.twitter.com/vIMd6WoKsL
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) August 27, 2025