Flash

Burimet/ Si po i përzgjedh Rama ministrat e qeverisë së katërt

Lapsi.al 28 August 2025
Burimet/ Si po i përzgjedh Rama ministrat e qeverisë së

Kryeministri Edi Rama është gati të zbulojë emrat e anëtarëve të kabinetit të tij të katërt qeverisës. Sipas burimeve brenda Partisë Socialiste, mësohet se prezantimi zyrtar i ministrave të rinj do të bëhet më 11 shtator, ora 10:00, në Asamblenë e PS qe do zhvillohet ne Tiranë.

Njoftimi i emrave të ministrave të rinj do të bëhet një ditë pas seancës së parë të Parlamentit të ri, çka përbën një thyerje të traditës, sipas së cilës në fund të gushtit Asambleja e PS mblidhej për të prezantuar qeverinë e re. Ende nuk ka konfirmime zyrtare për fatin e ministrave aktualë, të cilët janë në pritje, përballë etheve të ndryshimit.

Burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se ndërtimi i skuadrës së re qeverisëse është bazuar mbi dy parime themelore:

1.Profesionalizmi teknik – Ministrat e rinj do të kenë profil të lartë teknik, për të ndihmuar në përmbylljen e kapitujve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

2.Integriteti ligjor – Rama ka zgjedhur persona me histori të pastër ligjore, duke minimizuar çdo mundësi përballjeje me SPAK gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.

Në Asamblenë e 11 shtatorit pritet gjithashtu të shpallen edhe emrat për postet e rëndësishme politike si zëvendëskryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS.

Përveç emrave të rinj në qeveri, priten edhe ndryshime në strukturën e disa ministrive ekzistuese, të cilat aktualisht përfshijnë disa funksione të bashkuara në një dikaster të vetëm. Me afrimin e datës 11 shtator, tensioni dhe pritshmëritë janë të larta si për ministrat aktualë, ashtu edhe për aspirantët që synojnë të jenë pjesë e skuadrës së re.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Naun Shundi

Ndahet nga jeta aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi. Së fundmi aktori 66 vjeçar po luftonte me sëmundjen e rëndë dhe ishte dërguar për...

12:29

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI