Flash

Berisha: Narko-qeveria dhe Skapi mashtrojnë me arrestimet për Kepin e Rodonit

Lapsi.al 28 August 2025
Berisha: Narko-qeveria dhe Skapi mashtrojnë me arrestimet për Kepin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjein e tij social Facebook, përmes të cilit flet për skandalin me arrestimet e inspektorëve të IMT-së.

Kryedemokrati ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon mashtrimin për arrestimet për resortin pa leje në Kepin e Rodonit.

Berisha shkruan se korrupsionin e bën vetë drejtori i IMT, Rigers Sheqeri, por SPAK ka arrestuar vetëm shoferin e tij, ndërkohë që inspektorët e tjerë janë liruar

Postimi i plotë

Narko-qeveria dhe Skapi i saj në garë kush të mashtrojë më shumë!

Qytetari dixhital denoncon mashtrimin për arrestimet për resortin pa leje në Kepin e Rodonit.

Asnjë inspektor nuk është arrestuar!

Përgjegjës direkt është Rigers Sheqeri, drejtor i IMT, por edhe në këtë rast për SKAPIN e partisë përgjegjës është shoferi!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik dhe mbrojtjen e korrupsionit nga Skapi i partisë dhe mediat e qeverisë.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Miremengjes Doktor!

Dje gjoja ne menyre te bujshme nga mediat e paguara nga inceneratoret doli lajmi se SPAK godet korrupsionin ne IMT, duke arrestuar dy inspektor dhe duke shpallur dy te tjere ne kerkim. I gjithe ky lajm qe flet gjoja mbi korrupsionin e administrates u shpernda ne menyre te menjehershme nga vete mediat e qeverise, por ne fakt e verteta eshte krejt tjeter.

Inspektoret jane lene te lire, sepse ne fakt kjo ceshtje nuk ka lidhje me inspektoret, por ka lidhje drejtpersedrejti me Drejtorin e korruptuar te IMT, Rigers Sheqeri, i cili pasi lejoi gjithe ndertimet pa leje duke mbyllur syte e duke rrjepur me ryshfet qytetaret kerkon qe korrupsionin e tij te cilin e ushtronte nepermjet shoferit te tij, gjobembledhesit te gjobave korruptive te Rigers Sheqerit , sot na del gjoja me njoftim se IMT distancohet nga keto veprime te turpshme.

Ne fakt inspektoret jane liruar dhe i vetmi qe eshte mbajtur ne arrest eshte shoferi personal i te korruptuarit Rigers Sheqeri.

Pse u liruan inspektoret? Çkerkonte shoferi i Rigers Sheqerit neper biznese duke mbledhur para?

A mund te vepronte qeni besnik i Rigers Sheqerit pa urdhrin e padronit te tij te korruptuar?

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI