Flash

BE-ja pezullon takimet zyrtare me Albin Kurtin

Lapsi.al 28 August 2025
BE-ja pezullon takimet zyrtare me Albin Kurtin

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se përfaqësuesit e lartë të BEshpalli-së dhe të shteteve anëtare do të përmbahen përkohësisht nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Ky vendim pason aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili  të pavlefshëm Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave mbi përdorimin e pajisjeve elektronike fiskale.

Në letrën e dërguar institucioneve kosovare, BE-ja thekson se ky hap është në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme dhe synon të sigurojë qëndrueshmëri institucionale dhe respektim të sundimit të ligjit.

“Ky vendim riafirmon angazhimin tonë parimor ndaj sundimit të ligjit, llogaridhënies demokratike dhe integritetit institucional,” thuhet në letër.

Bashkimi Evropian thekson gjithashtu se vendimi synon të shmangë pasiguri dhe keqinterpretime, siç ndodhi gjatë vizitës së fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen. Në të njëjtën kohë, BE-ja konfirmon gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kosovare në fushat kyçe, duke theksuar se kontakti institucional nuk do të ndërpritet.

“Ne shpresojmë që një qeveri me mandat të plotë të formohet pa vonesa, në mënyrë që të mund të rifillojmë bashkëpunimin e plotë dhe të thellojmë marrëdhëniet politike e ekonomike me Kosovën,” thuhet në fund të letrës.

Të këshilluara

Enda aktive vatra e zjarrit në Mat

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e kësaj të enjteje në malin e fshatit Gërman të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit. Ende nuk dihet se s...

18:12

Rikthet Covid, 5 raste në Gjirokastër

Rastet me COVID-19 po rikthehen edhe në Gjirokastër. Sipas të dhënave të Qendrës Shëndetësore në Manalat, gjatë kësaj jave janë regjistruar rreth pesë raste të ...

17:13

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI