Flash

Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 3 të vdekur (VIDEO)

Lapsi.al 27 August 2025
Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 3 të vdekur
Të paktën 20 persona janë plagosur dhe 3 persona kanë humbur jetën, pas disa të shtënash me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota të SHBA-së, sipas Reuters. Raportet e mediave lokale thonë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë. Është e mundur që një bombë të jetë vendosur brenda ndërtesës. Policia lokale nuk e ka konfirmuar zyrtarisht informacionin fillestar. Një forcë e madhe policore dhe punonjës shpëtimi kanë nxituar në Kishën e Ungjillit. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës kur policia u thirr për raportime për të shtëna në kishë. Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza, që mbante një pushkë gjahu. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha në një postim se incidenti ndodhi në shkollë. Nuk është e qartë nëse sulmi kishte në shënjestër shërbesën e përditshme në kishë apo në shkollë. Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse personi i armatosur është arrestuar apo jo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI