Flash

Situata me zjarret në vend/ Vatra aktive në Vlorë, Skrapar e Tiranë

Lapsi.al 27 August 2025
Situata me zjarret në vend/ Vatra aktive në Vlorë, Skrapar e

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në vend mbeten ende dy vatra aktive, ndërsa një është nën monitorim. Zjarri në pyllin e Poros është nën kontroll, ndërsa prej mëngjesit punohet me forcat tokësore dhe një helikopter të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në Bogovë të Skraparit intensiteti është i ulët, por flakët nuk janë izoluar plotësisht.

Ministria e Mbrojtjes njofton se situata nga zjarri në pyllin e Poros në Akërni të Vlorës paraqitet nën kontroll, ndërsa operacioni vazhdon që në orët e para të mëngjesit, ku janë angazhuar forcat zjarrfikëse, bashkiake, ushtria, përfaqësues të ADZM dhe një helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe ish-fazanerisë, ku ka tym të shtuar për shkak të djegies së pishave dhe trungjeve. Sipas ministrisë, aktualisht nuk vlerësohet si e nevojshme ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Kjo është dita e tretë e zjarrit në këtë pyll, edhe pse ka pasur ndërhyrje me helikopter. Një ditë më parë zjarri mori përmasa të mëdha, ndërsa banorëve iu kërkua të evakuohen.

Në zonën e Bogovës, bashkia Skrapar, zjarri ka pasur intensitet më të ulët, por nuk është izoluar plotësisht gjatë natës. Aktualisht mbahet në monitorim dhe janë djegur rreth 18 hektarë pyll, pa rrezik për banesa. Ndërsa në zonën e Pezë Helmësit në Tiranë, vatrat janë të izoluara dhe pa rrezik të shtuar.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 27 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet m...

08:36

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI