Flash

Ndëshkim për blerjen e naftës ruse, Trump vendos tarifë prej 50% ndaj Indisë

Lapsi.al 27 August 2025
Ndëshkim për blerjen e naftës ruse, Trump vendos tarifë prej

SHBA rrit tarifat ndaj mallrave indiane në 50%, si përgjigje ndaj blerjeve të naftës ruse nga India. Që nga sot tarifat shtesë që SHBA vendosën ndaj mallrave të importuara nga India janë rritur nga 25% në 50%.

Kjo masë vjen si një reagim ndëshkues nga administrata e presidentit Donald Trump ndaj qeverisë së kryeministrit Narendra Modi, për shkak të blerjeve të vazhdueshme të naftës nga Rusia.

India, së bashku me Kinën, është një nga blerësit kryesorë të naftës bruto ruse dhe Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Nju Delhin se po ndihmon Moskën në financimin e konfliktit ushtarak në Ukrainë. Megjithatë, tarifat e reja prekin vetëm një pjesë të mallrave indiane të importuara në SHBA dhe ndikimi i tyre është relativisht i kufizuar në tregun amerikan.

Presidenti amerikan ka rritur ndjeshëm tarifat amerikane për mallrat nga pjesa më e madhe e botës që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, duke tensionuar marrëdhëniet me ekonomitë e aleatëve dhe rivalëve dhe duke nxitur frikën e inflacionit më të lartë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI