Flash

Burimet/ Del data e Asamblesë së PS-së dhe shpallja e qeverisë së re

Lapsi.al 27 August 2025
Burimet/ Del data e Asamblesë së PS-së dhe shpallja e

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbledh më datë 11 Shtator Asamblenë e Partisë Socialiste. Burime për mediat bëjnë me dije se tashmë është caktuar data se kur Rama do të prezantojë qeverinë e re, pas fitores së zgjedhjeve në 11 Maj, ku PS mori 83 deputetë.

2 javë para Asamblesë, kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet lidhur me emrat që do të jene pjesë e ekzekutivit.

Gjatë ditës së djeshme, ai priti në zyrën e tij në Kryeministri Ministrin e Financave, Petrit Malajn, zv.kryeministren Belinda Balluku dhe Ministren e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj. Po ashtu Rama është takuar në zyrën e tij edhe me biznesmenin Behgjet Pacolli.

Ndërkohë Presidenti Bajram Begaj do të duhet të dekretojë një datë për seancën e parë të Parlamentit të ri.

Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit la në pushtet sërish Partinë Socialiste, me 83 mandate të fituara. Partia Demokratike mori 50 mandate. Partia Socialdemokrate fitoi tre mandate, ndërsa dy i mori Partia “Mundësia”. Nga një mandat morën “Lëvizja Bashkë” dhe Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI