Flash

Burg për specialistin e Ministrisë së Brendshme ,që aksidentoi dy motrat në Sarandë

Lapsi.al 27 August 2025
Burg për specialistin e Ministrisë së Brendshme ,që

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevi Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku. Në seancën e zhvilluar prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi.

I riu Norra, specialist në Ministrinë e Brendshme u përplas mbrëmjen e 24 gushtit me mjetin e dy motrave në aksin Delvinë-Sarandë. Ai ishte duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar duke i dalë përballë mjetit të dy motrave. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku, 20 dhe 22 vjeçe, ndërruan jetë.

E plagosur mbeti edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 23-vjeçari, specialist në ministrinë e Brendshme, rezultoi se ishte i dehur në timon.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI