Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Berisha: Daniel Shima 4 orë në bodrumin e Suel Çelës në Elbasan!

Lapsi.al 27 August 2025
Berisha: Daniel Shima 4 orë në bodrumin e Suel Çelës

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i PD-së Sali Berisha ka rikthyer edhe një herë ngjarjen disa ditëve më parë, kur dëshmitari i aferave të korrupsionit tek AKSHI, Daniel Shima u zhduk për disa orë dhe u rikthye sërish në mesnatë në shtëpinë e tij. Shima u rikthye pasi i kishte dërguar një mesazh i alarmuar të dashurës së tij ku i shkruante se po e arrestonin, ndërsa u kthye me versionin qesharak se ishte larguar pas një grindjeje me të.

Mes inskenimit dhe rrëmbimit mafioz/ Daniel Shima, dëshmitari që u zhduk në Tiranë

Por që pas lajmit për zhdukjen e Daniel Shimës, askush nuk e ka sqaruar se ku përfundoi ish-zv.drejtori i AKSHI-t në orët e natës.

"Nga dita e kthimit në shtëpi, thuhet i torturuar mizorisht e deri sot, në një kod omerta askush nuk flet më për Danielin. Kodi i plotë omerta pas kthimit të tij mund ta vendoste vetëm kreu i organizatës, pra Rama dhe askush tjetër. Të gjithë heshtin dhe vetëm heshtin. Vetë ai hesht si fije bari, kafeja tek Poja ishte lule krahasuar me torturat prej 4 orësh në bodrumin e Çelës. Heshtin mediat, emri Daniel nuk ekziston më në asnjë media dhe asnjë gazetar nuk mori mundimin të hetojë rreth gjendjes së tij. Hesht Avokati i Popullit, hesht shoqëria civile…" shkruan Berisha, që akuzon direkt Edi Ramën si urdhërues të pengmarrjes së Daniel Shimës dhe si njeriu i vetëm që mund të heshtë të gjitha institucionet për zhdukjen e Shimës. Mesazhi i Berishës më poshtë:

Për Danielin askush nuk flet!

Miq, Danieli u harrua. Daniel Shima u arrestua, rrëmbye në orën 13:30 të datës 20 gusht siç njoftoi vetë me një mesazh dërguar familjes: ‘Po më arrestojnë’ që do ishte SOS shpëtimtar për jetën e tij. Danieli nuk u arrestua nga policia zyrtare e narko-shtetit as dhe nga prokuroria e Altin “Troplinit” që rrëmbeu gazetarin Elton Qyno. Danieli u rrëmbye, arrestua si Stafuka që u zhduk pa nam e nishan nga policia private që në operacione të saj speciale vesh uniformën e policisë së shtetit dhe ka kompetenca më speciale se sa dy të parat. Ajo varet direkt nga kreu i narko-shtetit. Për Danielin, ish-zëvendës drejtorin e përgjithshëm të AKSH, dihet se u shkarkua më 19 mars 2024 nga famëzeza Karçanaj pas seancës shumë orëshe në SPAK dhe njohjen me sa duket me dëshmitë e tij tronditëse. Për Danielin dihet se ai është nga ata zyrtarë të lartë që është kërcënuar direkt personalisht nga Edi Rama, mbasi AKSHI konsiderohet si miniera e floririt të Edi Ramës dhe familjes së tij. Besohet se Danieli është personi që kontribuoi në vendosjen e çimkave që regjistruan bisedën e G. Meçes me një person tjetër ku lakohej emri i Armand Fangut dhe kunatës së tij Linda Ramës. Për të gjitha këto, Danielit duhet t’i mbyllej goja përgjithmonë. Sipas qytetarit dixhital një muaj më parë Danielin e kishin dërguar për një ‘kafe’ tek Poja por ai pas kësaj ‘kafeje’ kishte shkelur kodin dhe tani u vendos të dërgohej për mësimin e fundit tek Çela. Jo vetëm në arrestimin e tij por edhe në rikthimin e tij dukej qartë dora e zezë e shtetit. Pas një zhdukje prej rreth 12 orë gjithçka u qartësua. Danieli u kthye në dy të natës në shtëpi i bërë fërtele psikologjikisht dhe fizikisht. Rikthimi i Danielit tregon se rrëmbyesit e tij nuk e kishin rrëmbyer atë për llogari të tyre por me porosi. Porositësit e lartë të grabitjes, për shkak të zhurmnajës së madhe që u ngrit në media nga mesazhi i tij, gjykuan se për ta ishte më me leverdi ta linin të gjallë dhe pa gojë si në rastin e zyrtarëve të tjerë se sa ta zhduknin atë, mbasi të akuzuar kryesor për këtë krim tashmë të paralajmëruar do ishin vetë Edi Rama dhe koordinatori i tij për krimin famëziu Agasi. Por edhe paskthimi i Danielit flet po aq shumë për dorën e zezë të shtetit në krimin që tronditi dheun. Nga dita e kthimit në shtëpi, thuhet i torturuar mizorisht e deri sot, në një kod omerta askush nuk flet më për Danielin. Kodi i plotë omerta pas kthimit të tij mund ta vendoste vetëm kreu i organizatës, pra Rama dhe askush tjetër. Të gjithë heshtin dhe vetëm heshtin. Vetë ai hesht si fije bari, kafeja tek Poja ishte lule krahasuar me torturat prej 4 orësh në bodrumin e Çelës. Heshtin mediat, emri Daniel nuk ekziston më në asnjë media dhe asnjë gazetar nuk mori mundimin të hetojë rreth gjendjes së tij. Hesht Avokati i Popullit, hesht shoqëria civile… Kjo heshtje e tmerrshme flet vëllime të tëra për shoqërinë në narkodiktaturë. Të krijohet përshtypja se me heshtjen e tyre të gjithë i druhen fatit të Danielit. Por heshtja për Danielin është një akuzë morale për të gjithë ata që heshtin sepse po zbatojnë verbërisht kodin omerta që nuk është i tyre por i narkoshtetit. sb

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI