Flash

Trafik armẽsh nga Kosova në Shqipëri, kapet në Lezhë 41-vjeçari

Lapsi.al 26 August 2025
Trafik armẽsh nga Kosova në Shqipëri, kapet në Lezhë

Policia e Lezhës, në kuadër të operacionit ‘Puzzle”, lokalizoi dhe prangosi 41-vjeçarin nga zona e Fushë-Kuqes, në Kurbin. Aksioni nisi në muajin maj me 10 arrestime dhe 2 të kërkuar. U sekuestruan 14 armë, mes të cilave 12 pistoleta, silenciatorë, municione dhe sasi droge.  Armët shiteshin deri në 2500 euro copa.

Policia e Lezhës konfirmoi sot se ka finalizuar operacionin e koduar ‘Puzzle” dhe shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit lokalizuan dhe prangosën Ritvan Keqin, banues në zonën e Fushë-Kuqes, në Kurbin.

“Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri”, bëri me dije policia vendore.

Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga policia e Tiranës, e cila ka nisur edhe aksionin në fjalë tre muaj më parë, bashkë me Prokurorinë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura. Gradua...

07:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI