Flash

Të rinjtë largohen nga Shqipëria, vendin po e zënë punëtorët afrikanë

Lapsi.al 26 August 2025
Të rinjtë largohen nga Shqipëria, vendin po e zënë

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet.

INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania.

Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punësuar.

61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %;

Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të huajve gjithsej;

Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8 % të aplikimeve.

Europa zë pjesën më të madhe me 65,5 % (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6 %, krahasuar me 2023. Edhe Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1 % (4.545 persona). Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje me 23,4 % (3.028 persona).

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri;

Punësimi është arsyeja kryesore: 54,3 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga:

– bashkimi familjar: 24,5 %;

– arsye të tjera: 16,3 %;

– studimi: 4,0 %;

-qëllime humanitare: 0,9 %.

Në 2024 u identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6.630 në vitin 2023.

Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4.592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5 %, krahasuar me 2023./ Monitor

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vorë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditën e sotme, ku një mjet ka përplasur një këmbësor 66- vjeç i identifikuar si Kujtim Luka. Aksidenti ka ndodhur n...

23:17

Katër vatra aktive zjarresh në vend

Situata me zjarret në vend mbetet shqetësuese, me 10 vatra të raportuara gjatë ditës. Ministria e Mbrojtjes njofton se 6 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 mbete...

22:29

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI