Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

Lapsi.al 26 August 2025
Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro

Nga Gjergj Erebara

Numri i udhëtarëve me dokumente të huaja që vizitojnë Shqipërinë për arsye turistike apo vizita pranë familjes shënoi rënie me 3.3% në muajin korrik në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa numri i shqiptarëve që zgjodhën të udhëtojnë jashtë vendit shënoi rritje domethënëse me 11%, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave.

Numri i vizitorëve të huaj për qëllime turistike pati shënuar rritje me 31 dhe 35% përkatësisht në vitet 2022 dhe 2023, duke kontribuuar në rreth një të katërtën e të gjithë rritjes ekonomike të këtyre viteve. Ritmi i rritjes u ngadalësua në 16% në vitin 2024, ndërsa për periudhën shtatëmujore janar-korrik të këtij viti, ka pasur një rritje prej 1.1%, kryesisht gjatë muajve të parë të vitit. Të dhënat e muajit gusht pritet të tregojnë gjithsesi nëse rënia është një tendencë apo një ngjarje kalimtare.

Shqipëria përjetoi një rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtarëve në periudhën pas pandemisë së COVID-19, një pjesë e së cilës u furnizua nga kërkesa më e lartë e popullsisë së vendeve Evropiane për udhëtime, ndërsa një pjesë, nga biletat më të lira të avionëve për popullsinë shqiptare emigrante, një pjesë domethënëse e të cilëve përdorin dokumentet e shtetësisë që kanë marrë pas emigrimit.

Sipas të dhënave të INSTAT, “Akomodimi dhe shërbimi ushqimor”, sektori ku përfshihet turizmi, pati rritje 35% në vitin 2023 dhe 8% në vitin 2024. Sektori në fjalë përbën aktualisht 4.1% të ekonomisë kombëtare.

Gjatë shtatëmujorit të parë të këtij viti, vizitorët për qëllime turistike që u shfaqën në kufi me dokumente identifikimi të vendeve të tjera ishte 6.1 milionë.

Kosova, vendi nga ku vijnë zakonisht më shumë se një në çdo tre udhëtarë “të huaj”, shënoi këtë vit rënie në masën 5% për të gjithë shtatëmujorin, një ecuri e pritshme kjo nëse marrim parasysh faktin që Kosova fitoi të drejtën e udhëtimit pa viza për herë të parë vetëm vitin e kaluar kështu që, frekuentuesit tradicionalë të bregdetit shqiptar patën mundësinë të eksplorojnë një botë më të gjerë.

Ecuria nga disa tregje të rëndësishme turistike si Polonia e Çekia ishte mikse. Rreth 153 mijë polakë vizituan Shqipërinë gjatë këtij viti, me rënie 11% kundrejt vitit të kaluar. Numri i çekëve u rrit me 5% në 65 mijë ndërsa ai i hungarezëve u rrit me 18% në 36 mijë. Numri i vizitorëve nga Serbia u rrit me 16% në 76 mijë.

Tregjet e Evropës Lindore konsiderohen të rëndësishme për Shqipërinë për shkak se niveli ekonomik i këtyre vendeve është më i ulët se sa i Evropës Perëndimore dhe turistët e këtyre vendeve supozohet se zgjedhin bregdetin shqiptar si më ekonomik në krahasim me Greqinë, Italinë apo Spanjën.

Më shumë turistë shqiptarë

Ndërsa numri i turistëve të huaj në Shqipëri ka njohur rritje, numri i turistëve shqiptarë nëpër botë ka shënuar rritje më të madhe. Sipas INSTAT, në korrik ishin 783 mijë shqiptarët që dolën nga vendi, për qëllime të ndryshme, ndërsa për shtatëmujorin, shqiptarët bënë 4.8 milionë udhëtime. Numri i turistëve shqiptarë këtë vit është rritur me 9%. Në çdo rast, ende ka 2.4 udhëtarë të huaj që hyjnë në Shqipëri për çdo shqiptar që del nga Shqipëria.

Numri i udhëtarëve është në çdo rast një tregues indirekt për ecurinë e sektorit të turizmit pasi nuk merr parasysh faktorë të tjerë të rëndësishëm si kohëqëndrimi apo shumat e parave të shpenzuara. Të dhënat e mësipërme pasqyrojnë numrin e njerëzve që kanë hyrë e dalë, gjë që do të thotë që, nëse një qytetar ka udhëtuar dhjetë herë, ai numërohet dhjetë herë.

Më 11 gusht, Agjencia për Media dhe Informim publikoi një lajm sipas të cilit, numri i udhëtarëve të huaj në Shqipëri është rritur me 38 mijë vetë. [Link] Shifrat e INSTAT duket se nuk e mbështesin këtë pretendim./ BIRN

Të këshilluara

Ende aktiv zjarri pranë lagunës së Nartës

Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës. Vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa...

16:00

Hiqet moratoriumi i gjuetisë

Pas më shumë se një dekade ndalim, në Shqipëri do të lejohet gjuetia. Në vend të zgjatjes së moratoriumit që skadoi në gusht, propozohet lejimi i aktivitetit në...

19:26

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI