Flash

Me automatik e municione në makinë, arrestohet në 'Rrugën e Arbrit' 38-vjeçari

Lapsi.al 26 August 2025
Me automatik e municione në makinë, arrestohet në

Një 38-vjeçar që lëvizte me makinë i armatosur në “Rrugën e Arbrit”, është arrestuar nga policia e Tiranës, teksa rezulton i proceduar më parë për të njëjtën vepër penale.

Operacioni është koduar “Armed”, ndërsa u sekuestruan 1 armë zjarri automatike dhe municion luftarak. I arrestuari është B.B., 38 vjeç, banues në Burrel, ndaj të cilit u ngrit akuza “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga 38-vjeçarin B.B., banues në Burrel”, thanë burime zyrtare.

Në Rrugën e Arbrit, shërbimet kanë ndaluar automjetin “BMW”, me drejtues të dyshuarin. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura. Gradua...

07:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI