Flash

Kanosi me armë zjarri dy punonjëset, arrestohet pronari i hotelit

Lapsi.al 26 August 2025
Kanosi me armë zjarri dy punonjëset, arrestohet pronari i hotelit

Pronari i një hoteli në Borsh është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri dy punonjëse të tij. Në pranga është vënë Emanuel Shkëmbi, i cili pasi është konfliktuar verbalisht me punonjëset A.O. dhe R.O., nënë e bijë, i ka kanosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e hotelit.

Nën hetim është vënë edhe babai i tij, A.Sh, i cili ka goditur një shtetase me inicialet A.K. Nën hetim është vënë edhe një tjetër person, me inicialet P.B, i cili akuzohet se ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit. Policia thotë se ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete si dhe 8 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar "THE GUNE", ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjat konfliktit verbal me puntorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip Pistolet.

Gjithashtu u procedua ne gjëndje të lirë babai i tij shtetasi A.Sh babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo.

Është proçeduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

- 1 armë zjarri tip Pistoletë.

- 1 krëhër Pistolete.

- 8 fishek 9mm.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe i munocionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengoin zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet 278, 84, 90 dhe 301 të K.Penal.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura. Gradua...

07:15

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI