Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Fjalor për Teknologjinë e Informacionit, me mbështetjen e fondacionit Mane

Lapsi.al 26 August 2025
Fjalor për Teknologjinë e Informacionit, me mbështetjen e

Fjalori i Teknologjisë së Informacionit, anglisht-shqip, pritet të vijë së shpejti, me mbështetjen e Fondacionit Mane. Fjalori është produkt final i një hulumtimi disa vjeçar të pedagogut Erion Çano dhe përkthyesit Edmond Tupja. Botimi konsiderohet një studim i thelluar, me 6 mijë fjalë, dhe jo vetëm me përkthim terminologjik anglisht-shqip, por edhe shqip-anglisht.

Detajet janë ndarë në një takim të mbajtur mes bashkëautorëve dhe themeluesit të Fondacionit Mane, Samir Mane.

Samir Mane bëri të ditur se Fondacioni Mane do të dhurojë kopje botimi për institucionet arsimore si Tirana Business University dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, ndërsa vlerësoi se fjalori i IT do të jetë një mjet komunikimi mjaft i rëndësishëm arsimor dhe profesional, që mbi të gjitha do të ndihmojë në ruajtjen e gjuhës shqipe.

Ai shtoi se fjalori do të jetë gjithashtu pjesë e bibliotekës së Departamentit IT në Grupin BALFIN, si një dritare e shtuar njohurish për të gjithë ekipin e specialistëve në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

“Fjalori i Teknologjisë së Informacionit është një ndihmë e madhe për të ruajtur gjuhën në një hapësirë si teknologjia, që lëviz shumë shpejt. Ky fjalor do të shërbejë për të ruajtur gjuhën, por pa frenuar ndryshimet teknologjike. Është një kontribut me vlerë jo vetëm për studiuesit, apo për zbatuesit e teknologjisë, por për të gjithë, pasi të gjithë jemi përdorues të rregullt të mjeteve digjitale dhe teknologjike”, tha Samir Mane.

Erion Çano, i specializuar për gjuhësi kompjuterike, e vlerësoi botimin si rezultatin e një pune të gjatë kërkimore, ndërsa shtoi se “përfshirja e plot 6 mijë fjalëve dhe dykahësia e përkthimit e bëjnë fjalorin një mjet unik dhe shumë të dobishëm për studentët dhe profesionistët.”

Edmond Tupja u shpreh se e gjitha është një përpjekje e përbashkët për të shmangur barbarizmat gjuhësore. “Gjuha shqipe nuk është aspak një gjuhë e varfër, përkundrazi. Përdorimi i termave të përshtatshëm, është një domosdoshmëri për të të ruajtur pasurinë e gjuhës sonë.”

Edukimi është një prej shtyllave kryesore të aktivitetit të Fondacionit Mane. Prej themelimit në vitin 2023, fondacioni ka mbështetur një sërë projektesh dhe ka ndërmarrë një sërë nismash për të përmirësuar sistemin arsimor, kurrikulat dhe infrastrukturën. Përmendim këtu ngritjen e laboratorëve modernë nëpër universitete të ndryshme të vendit, rinovimin dhe modernizimin e hapësirave të kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare, aktivizimin e profesionistëve të Grupit BALFIN për të shkëmbyer përvojën e tyre nëpër fakultete, etj.

Fondacioni Mane e qendërzon aktivitetin e tij në nisma që arrijnë të sjellin vërtet ndryshime pozitive në shoqëri dhe botimi i Fjalorit të Teknologjisë Informacionit, shihet si një iniciativë që do t’i përgatisë siç duhet studentët e profilizuar për tregun e punës; do të thellojë njohuritë e profesionistëve duke u ofruar një burim të besuar në fushën teknologjike, por mbi të gjitha do t’i afrojë edhe me shumë me gjuhën shqipe.

Fjalori i Teknologjisë së Informacionit pritet të dalë në nëntor të 2025-s.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vorë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditën e sotme, ku një mjet ka përplasur një këmbësor 66- vjeç i identifikuar si Kujtim Luka. Aksidenti ka ndodhur n...

23:17

Katër vatra aktive zjarresh në vend

Situata me zjarret në vend mbetet shqetësuese, me 10 vatra të raportuara gjatë ditës. Ministria e Mbrojtjes njofton se 6 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 mbete...

22:29

Provimi për Mjekësinë, dalin rezultatet

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e studentëve fitues në degën Mjekë...

21:03

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI