Flash

Babai i vrau nënën, vajza thotë se do të hakmerret

Lapsi.al 26 August 2025
Babai i vrau nënën, vajza thotë se do të hakmerret

Ditën e sotme ka mbërritur në Korçë  ku është kryer edhe ceremonia mortore, trupi i pajetë i 36-vjeçares Marjola Nakoleci e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë në Volos.

Familjarët janë në gjendje të rëndë shoku dhe kanë refuzuar të kenë kontakte me median, për shkak të situatës së rënduar emocionale ndërsa vajza e madhe është shprehur se e ka mohuar kategorikisht babain e saj ndërsa ka vijuar se do të marrë hak për gjakun e nënës.

Nga ana tjetër, motrat e Marjolës, në rrëfime jashtë kamerave, kanë hedhur akuza të rënda ndaj bashkëshortit të  saj, Pandeli Nakolecit.

Sipas tyre, viktima kishte shpëtuar nga një përpjekje për vetëvarje të kryer nga Pandeliu vetëm tre javë më parë, ndërsa dhuna në familje kishte qenë e vazhdueshme, për shkak të xhelozisë dhe dyshimeve për tradhëti.

Të afërmet pretendojnë gjithashtu se burri ushtronte marrëdhënie seksuale pa dëshirën e Marjolës, me qëllim për ta lënë shtatzënë dhe për ta penguar ndarjen. Vetëm një muaj më parë, ajo kishte vendosur një mjet kontraceptiv, pas konsultave me një gjinekolog.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi dhe zbardhje të plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Të këshilluara

Ende aktiv zjarri pranë lagunës së Nartës

Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës. Vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa...

16:00

Hiqet moratoriumi i gjuetisë

Pas më shumë se një dekade ndalim, në Shqipëri do të lejohet gjuetia. Në vend të zgjatjes së moratoriumit që skadoi në gusht, propozohet lejimi i aktivitetit në...

19:26

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI