Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Artikulli i Daily Mail: Rikthehet në rrugët e Britanisë hajduti serial nga Shqipëria

Lapsi.al 26 August 2025
Artikulli i Daily Mail: Rikthehet në rrugët e Britanisë hajduti

Për më shumë se një dekadë, një shqiptar, mjeshtër i grabitjes, i njohur si “Skifteri i Wimbledon-it”, terrorizoi banesat e disa prej qytetarëve më të pasur të Britanisë së Madhe.

Kur Asdrit Kapaj u identifikua si autori i serisë së grabitjeve dhe u burgos në vitin 2019, banorët e zonës elitare pranë klubit të famshëm të tenisit “All England Lawn Tennis Club” më në fund morën frymë të lehtësuar.

Por Daily Mail ka zbuluar se Kapaj është liruar nga burgu pas vuajtjes së vetëm 40% të dënimit 14-vjeçar. Ai është kthyer në shtëpinë e tij, një banesë sociale në Timperley, Manchester, ku jeton me gruan dhe dy fëmijët.

Kapaj dyshohet se ka vjedhur rreth 10 milion paund nga më shumë se 200 shtëpi luksoze, dhe viktimat janë të shokuar që ai ka dalë nga burgu pas vetëm 6 vitesh.

“Është e pabesueshme që një njeri që ka shkaktuar kaq shumë dhimbje, mund të kthehet thjesht në jetën e tij të zakonshme,” tha Rebecca McIntosh, e cila humbi bizhuteri të paçmueshme dhe dhurata martesore e pagëzimi gjatë një prej grabitjeve.

Kapaj pranoi 25 akuza për vjedhje në Londrën jugperëndimore dhe një në Surrey, duke përfshirë raste nga korriku 2008 deri në shkurt 2019, kur më në fund u kap në flagrancë nga agjentë në ndjekje. Ndër ‘viktimat’ e tij ishin edhe ylli i tenisit Boris Becker dhe ish-lojtari i Chelsea-t Nicolas Anelka, i cili raportohet se e ka ndjekur Kapajn në kopshtin e tij pas një përpjekjeje për grabitje.

Në vitin 2021, Kapaj u urdhërua të paguante një shumë simbolike prej 1 paundi, pasi prokurorët pranuan që ai nuk kishte më asnjë pasuri të disponueshme. Besohet se ai kishte shpenzuar gjithçka në varësi nga bixhozi dhe në pushime luksoze në Tajlandë dhe Shqipëri.

Fqinjët në Manchester thanë për median se Kapaj ende operon një dyqan peshku e patatesh, të cilin e menaxhonte edhe gjatë kohës që kryente grabitjet në Londër.

Kapaj erdhi në Britani në vitin 1996 duke pretenduar se ishte refugjat nga Kosova, dhe iu dha e drejta e qëndrimit të përhershëm. Por vëllai i tij, Nexhip Kapaj, zbuloi në vitin 2019 se ai kishte lindur në fshatin Gjorm të Vlorës, nuk kishte asnjë lidhje me Kosovën dhe kishte përdorur identitetin e rremë për të hyrë në Britani.

Kapaj mund të ishte ndalur që në fillim të karrierës së tij kriminale, por një gabim i rëndë i policisë e bëri të pamundur, shkruan Daily Mail. Ai u arrestua në vitin 2001 me sende të vjedhura në zotërim, por kur pësoi një kolaps të rremë në komisariat, u dërgua në spital dhe u la të largohej. Nuk u mor asnjë mostër ADN-je dhe nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër, gjë që e bëri të pamundur identifikimin e tij në vitet në vazhdim.

Ai u vendos në Manchester në vitin 2004, por vijoi të udhëtonte rregullisht në Wimbledon, një udhëtim prej rreth 700 kilometrash vajtje-ardhje, për të kryer grabitje në shtëpi luksoze. Ishte i famshëm për mjeshtërinë e tij: nuk linte asnjë gjurmë dhe shpesh viktimat fajësonin miqtë apo personelin e shtëpisë për humbjet.

Deputeti britanik dhe sekretari në hije për Drejtësinë, Robert Jenrick, bëri thirrje që Kapaj të deportohet menjëherë, duke e quajtur lirimin e tij një “fyerje për viktimat dhe për drejtësinë britanike.”

Ministria e Drejtësisë në Britani deklaroi se personat e liruar nga burgu janë subjekt i kushteve të rrepta mbikëqyrjeje, dhe se ata mund të rikthehen në burg nëse thyejnë rregullat.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vorë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditën e sotme, ku një mjet ka përplasur një këmbësor 66- vjeç i identifikuar si Kujtim Luka. Aksidenti ka ndodhur n...

23:17

Katër vatra aktive zjarresh në vend

Situata me zjarret në vend mbetet shqetësuese, me 10 vatra të raportuara gjatë ditës. Ministria e Mbrojtjes njofton se 6 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 mbete...

22:29

Provimi për Mjekësinë, dalin rezultatet

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e studentëve fitues në degën Mjekë...

21:03

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI