Flash

Ancelotti la jashtë Brazilit Rodrygo e Neymar: “Shpjegime? Numrin tim e kanë…”

Lapsi.al 26 August 2025
Ancelotti la jashtë Brazilit Rodrygo e Neymar: “Shpjegime? Numrin tim
Carlo Ancelotti ka publikuar listën zyrtare me të cilën Brazili do të përballet në ndeshjet e ardhshme të Kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 dhe në listën e paraqitur në konferencë për shtyp, trajneri italian ka konfirmuar përjashtime të rëndësishme që kanë ngritur pakënaqësi te shumë pjesë e shtypit brazilian, i cili ka kërkuar të dijë arsyet. Ancelotti nuk u tërhoq, duke konfirmuar fazën aktuale për të njohur shumicën e lojtarëve që ka në dispozicion, edhe me koston e mungesave “të bujshme”. “Shpjegime? Nëse Neymar dhe Rodrygo i duan, mund të më telefonojnë gjithmonë… numrin tim e kanë”.

Ancelotti: “Dua të njoh sa më shumë lojtarë të jetë e mundur”

Në Brazil kishte shumë pritje për të mësuar listën e lojtarëve nga Carlo Ancelotti, i cili paraqiti listën e të thirrurve për dy ndeshjet që mbyllin rrugëtimin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, me Canarinhën që do të përballet fillimisht me Kilin e më pas me Bolivinë në një transfertë të fundit dhe të vështirë në El Alto: trajneri vendosi të vazhdojë eksperimentimin, në dy ndeshje ku zgjodhi të testojë shumicën e opsioneve në dispozicion, me Selecãon që është tashmë e kualifikuar matematikisht në Botëror: “Grupi duhet të ketë një bazë fikse lojtarësh shumë të rëndësishëm dhe duke nisur nga aty dua të rrethohem edhe me të tjerë që mund të jenë të rëndësishëm në të ardhmen”.

Ancelotti për Neymar: “Le të rikuperohet me qetësi”

Me këto parakushte bien në sy mungesat e dy liderëve dhe lojtarëve të dashur brazilianë, Neymar dhe Rodrygo. Për ish-lojtarin e Barcelonës dhe PSG-së, Ancelotti ishte i qartë: “Ideja e kësaj skuadre është që dua të njoh më mirë lojtarët që njoh më pak dhe Neymar nuk ka absolutisht nevojë të më provojë gjë… nuk ka nevojë të testohet, do të thosha. Për më tepër vjen nga një problem i lehtë muskulor, preferoj ta kem në formë për Kupën e Botës”.

Ancelotti e thumbimi për Rodrygo

Pikërisht forma fizike, pika fikse e teknikut Ancelotti, është arsyeja e mungesës së ish-të preferuarit të tij te Real Madrid, Rodrygo, i cili megjithëse debutoi në La Liga, nuk mori thirrjen për Kombëtare. Për të, trajneri ishte më i prerë: “Për të qenë dhe për të luajtur në Kombëtare duhet të jesh 100 për qind fizikisht… unë e dua shumë por ishte në ndeshjen e tij të parë sezonale. Më mirë të stërvitet pak dhe të marrë kohën e duhur për t’u rikthyer në Kombëtare”. Pastaj, goditja me humor: “Nuk kam nevojë t’i jap shpjegime të veçanta për zgjedhjet e mia. I do? Mund të më telefonojë gjithmonë, në fund të fundit besoj se e kanë numrin tim të celularit. Edhe Neymar gjithashtu”.

Lista e të thirrurve të Brazilit

Portierë: Alisson (Liverpool), Bento (Al Nassr), Hugo Souza (Corinthians) Mbrojtës: Alexsandro (Lille), Alex Sandro (Flamengo), Caio Henrique (Monaco), Douglas Santos (Zenit), Fabrizio Bruno (Cruzeiro), Gabriel Magalhães (Arsenal), Marquinhos (PSG), Vanderson (Monaco), Wesley (Roma). Mesfushorë: Andrey Santos (Chelsea), Bruno Guimaraes (Newcastle), Casemiro (Manchester United), Joelinton (Newcastle), Lucas Paquetá (West Ham). Sulmues: Estêvão (Chelsea), Martinelli (Arsenal), Joao Pedro (Chelsea), Kaio Jorge (Cruzeiro), Luiz Henrique (Zenit), Matheus Cunha (Manchester United), Raphinha (Barcelona), Richarlison (Tottenham).

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI