Flash

Aksidenti tragjik në Sarandë, halla e dy vajzave: Ishin nisur për të shitur misra!

Lapsi.al 26 August 2025
Aksidenti tragjik në Sarandë, halla e dy vajzave: Ishin nisur për

Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Report Tv ishte në banesën e familjes që humbën dy vajzat, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç, si pasojë e aksidentit tragjik në Sarandë.

Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajza rrëfen për Report Tv sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia.

Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë.

“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit.

Ato ikën, dhimbjen e kemi. Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh...e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.

Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.

“2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, tha Servet Dervishi, daja i vajzave.

“Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vorë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditën e sotme, ku një mjet ka përplasur një këmbësor 66- vjeç i identifikuar si Kujtim Luka. Aksidenti ka ndodhur n...

23:17

Katër vatra aktive zjarresh në vend

Situata me zjarret në vend mbetet shqetësuese, me 10 vatra të raportuara gjatë ditës. Ministria e Mbrojtjes njofton se 6 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 mbete...

22:29

Provimi për Mjekësinë, dalin rezultatet

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e studentëve fitues në degën Mjekë...

21:03

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI