Flash

Aksident gjatë natës në Bllok, automjeti përplaset me pemën, përfundon mbi trotuar

Lapsi.al 26 August 2025
Aksident gjatë natës në Bllok, automjeti përplaset me

Një aksident është regjistruar gjatë orëve të natës në zonën e njohur të Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve pasi automjeti, për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Makina ka përfunduar mbi trotuar, ku është përplasur me një pemë. Pjesa e përparme e automjetit është dëmtuar pothuajse tërësisht, duke treguar fuqinë e goditjes. Deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Gjithashtu, shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë përplasje nuk janë bërë ende të qarta. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në orët në vijim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura. Gradua...

07:15

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI