Flash

Tre arsye se pse s'duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës kundër drejtësisë

Lapsi.al 25 August 2025
Tre arsye se pse s'duhen marrë seriozisht sulmet e Ramës

Pothuajse e vetmja polemikë që prodhoi gjatë pushimeve Edi Rama, i tërhequr në vilën e tij në Dhërmi, ishte ajo e sulmit ndaj një gjyqtari administrativ, i cili kishte guxuar të merrte vendim kundër aksionit të radhës për lirimin e hapësirave publike.

Duke aluduar se Klarent Demiri mund të ishte joshur nga rryshfeti për të mbrojtur një "tokë të xanun", kryeministri nxiti automatikisht furinë e kundërshtarëve të vet politikë dhe kritikëve të tij mediatikë, që e panë këtë sulm si një ndërhyrje brutale kundër drejtësisë së pavarur. Këto reagime u shtuan edhe si pasojë e faktit se ky qe një refren i përsëritur gjatë verës. Shefi i ekzekutivit pati bërë të njëjtën gjë me prokuroren shkodrane, Elsa Gjeli, për prishjen e ndërtimeve në Theth dhe kolegun e Demirit, Hazbi Balliu, i cili vendosi të bllokojë konfiskimin e një pallati nga qeveria.

BIRN: Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të kryeministrit Rama

Në fakt, këto përçartje të Edi Ramës janë larg së qeni alarmante, ashtu sikurse i paraqesin kundërshtarët apo kritikët e tij. Këtë nuk e them thjesht si një mbrojtës i idesë se vendimet e drejtësisë duhet të kritikohen apo paragjykohen. Kjo po e po. Pra, ashtu si kushdo tjetër edhe kryeministri i një vendi ka të drejtën e tij të mos jetë dakord me një vendim gjykate, ta shprehë me fjalë mosaprovimin e tij, pavarësisht se formalisht mund të jetë i obliguar ta zbatojë atë. Këtu nuk ka debat.

Por personalisht, atë që u konsiderua si ofensiva e Ramës kundër drejtësisë, e shoh si një përpjekje qesharake që duhet injoruar. Dhe kjo për së paku tre arsye.

Së pari, sepse një episod i tillë, me përmasa shumë më dramatike u zhvillua edhe kur SPAK-u kërkoi arrestimin e Erion Veliajt dhe gjykata e formalizoi atë. Të gjithë e mbajnë mend se si, në fillim të shkurtit, kryeministri luajti rolin e të mërziturit, publikoi me dhjetra statuse e video dhe aktroi në atë skenën ku i binte me grushte tryezës duke e quajtur dosjen e Lalit një "roman policesk" të hartuar nga disa prokurorë "të dalë nga shinat".

Kulmi i dramaticitetit arriti kur derdhi lot për fatin e djalit të Ajola Xoxës duke thënë: "Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar atje (në burg- shënim i Lapsi.al). Pyetja është jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla, po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë"? Dhe në fund qau edhe hallin e kryeqytetit: "... gjykatësi ka firmosur t'ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës. Duke e lënë praktikisht pa drejtim një kryeqytet, me 1001 punë në ditë, pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. Shumë të çuditshëm…".

Prapaskena e arrestimit/ Si i koordinuan me njëri tjetrin deklaratat Rama dhe Veliaj

Se ç'ndodhi më pas jemi të tërë dëshmitarë. Rama shkoi sinkron me SPAK-un, ia hoqi të gjitha spaletat Erionit, nuk i pranoi delegimin e njerëzve të tij në krye të bashkisë dhe i spastroi gjithë mbështetësit e vet nga grupi parlamentar. Aq i ashpër u tregua në këtë fshesë, sa shumëkush hodhi dyshimet se burgosja, në mos kishte qenë e urdhëruar prej tij, në rastin më të mirë, qe e koordinuar me të. Pra tani, nëntë muaj më pas, mund të pyesim me të drejtë, sa real ishte "sulmi ndaj drejtësisë" i fillim shkurtit? A qe thjesht një teatër për të maskuar burgosësin real të delfinit të vet? A pati ndonjë efekt në intimidimin e drejtësisë e cila, çuditërisht, u trimërua më shumë kundër Erion Veliajt?  

Mjafton ky episod për të vërtetuar se Edi Rama i krijon vetë "mis en scene" të tilla për t'i përdorur për qëllimet e veta politike të ditës. Ky mund të jetë edhe rasti i polemikës së fundit me njerëzit e drejtësisë. Ai vetë e di se as Demiri, as Gjeli e as Balliu nuk e pengojnë dot urdhërin e tij të papritur për të nisur një aksion të tipit maoist në të tërë territorin. Por ai e ka pjesë të qenies së vet që nuk zhvillon dot politikë pa pasur armiq. E ndoshta prandaj i duhen debate të tilla fallco. Në një mjedis ku ai e ka asfiksuar opozitën deri në zhdukje, ku i ka korruptuar mediat deri në përçudnim, ai e ka të nevojshme t'i shesë shoqërisë një kontradiktë. E prandaj prodhon debate të panevojshme që s'kanë pse shqetësojnë askënd që thellohet për të kuptuar qëllimin e tyre.

Por ka edhe një arsye të tretë, ndoshta më të rëndësishme për të mos i fryrë, pas çdo fishekzjarreje të hedhur në treg, alarmit se kryeministri po intimidon drejtësinë. Ai në fakt e ka kapur tashmë atë. Vendimet me kryesore të gjykatave të larta e kushtetuese, spërdredhjet akrobateske të SPAK-ut për të ndëshkuar zyrtarët më të lartë për mëkatet e tyre më të lehta, e dëshmojnë më së miri këtë. Prandaj kushdo që i fryn borive të kapjes së drejtësisë, pas çdo polemike shterpë, në fakt çon ujë vetëm në mullirin e Ramës. Ai përkund iluzionin se sistemi është ende i pakapur, se kanë mbetur ende hapsira që duhen mbrojtur brenda tij.

Natyrisht askush nuk mund të vërë dorën në zjarr nëse tre personazhet që u anatemuan nga kryeministri kanë vepruar ose jo në bazë të bindjes së tyre. Por edhe në qoftë kështu, ata janë pak, papërfillshmërisht pak, për të vijuar debatin e rrezikut të kapjes së prokurorisë dhe gjyqësorit.

Ky proces tashmë ka përfunduar, prandaj është krejtësisht i pavlerë t'i kushtosh vëmendje gurëve që hedh kohë pas kohe në lumë Edi Rama.

©Lapsi.al

Të këshilluara

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

Publikimi pak ditë më parë i dosjes së SPAK për marrjen të pandehur të çiftit Ajola Xoxa - Erion Veliaj e ka futur opinionin në një qorrsokak, duke provokuar nj...

18:14

Frika e Vuçiçit nga vjeshta

Qëkur para tetë muash studentët kërkuan të vërtetën dhe drejtësinë për korrupsionin i cili ishte instaluar në themelin e tarracës vdekjeprurëse në stacionin hek...

11:43

Diktatura liberale e Edi Ramës

Në pamje të parë koncepti “diktaturë liberale” duket paradoksal pasi per ne është e pamundur ta ndajmë liberalizmin, si respekt për procedurën, për liritë perso...

12:25

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI