Flash

Reformat, llogaridhënia, beteja për integrimin, çfarë pritet këtë 'sezon' parlamentar

Lapsi.al 25 August 2025
Reformat, llogaridhënia, beteja për integrimin, çfarë

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11 maj 2025.

Me një përbërje të re prej 140 deputetësh, nga të cilët 72 janë për herë të parë në parlament, sesioni i ri pritet të hapet më 10 shtator, duke shënuar një moment kyç për jetën politike dhe institucionale të vendit. Rezultatet e zgjedhjeve sollën një shumicë të re parlamentare, me Partinë Socialiste që siguroi 83 mandate, Partinë Demokratike me 50 mandate dhe pjesën tjetër të ndarë mes partive më të vogla si Partia Socialdemokrate, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Nisma “Shqipëria Bëhet”.

Kjo përbërje e re pritet të sjellë një dinamikë të ndryshme në debatet parlamentare, me një opozitë më të fragmentuar, por edhe më të zëshme. Me mbylljen e mandatit të Kuvendit aktual më 9 shtator, parlamenti i ri do të hapë dyert pasi Presidenti i Republikës të përcaktojë datën me një dekret, që sipas Kushtetutës, nuk mund të vonohet më shumë se 10 ditë. Seanca hapëse do të jetë vetëm konstituive, pa agjendë dhe pa debate. Rregullorja e Kuvendit përcakton që drejtimin e seancës së parë e merr deputeti më i vjetër në moshë. Edhe në këtë legjislaturë, radha i takon Sali Berishës, i cili është 81 vjeç.

Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët e rinj do të bëjnë betimin. Parlamenti i ri do të ketë 72 deputetë që hyjnë për herë të parë, më së shumti nga radhët e socialistëve, të cilët do të përfaqësohen me 53 emra të rinj dhe 14 nga PD. Më e reja e Kuvendit është Marjana Koceku, 24 vjeçe, ndërsa më i vjetri është Sali Berisha. Në Parlamentin e ri, deputetë me më shumë mandate janë nga radhët e demokratëve, Sali Berisha dhe Tritan Shehu të zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet e 31 marsit 1991, ndërsa nga socialistët, deputeti me më shumë mandate është Erjon Braçe.

Për socialistët fitues, sfida e parë mbetet formimi i qeverisë së re. Brenda 10 ditëve nga nisja e legjislaturës, Kryeministri Edi Rama do të dorëzojë në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Zyrtarizimi kërkon të paktën 71 vota. Pas votëbesimit, Kushtetuta kërkon që qeveria të bëjë betimin përpara Presidentit të Republikës. Tradita politike e së majtës e paraprin këtë proces me Asamblenë Kombëtare, e cila këtë vit është planifikuar në ditët e fundit të muajit gusht. Në këtë forum priten njoftimet për kabinetin “Rama 4”, ndryshimet në parti dhe në grupin parlamentar. Brenda 20 shtatorit, vendi do të ketë parlamentin dhe qeverinë e re. Që prej vitit 2013, Rama ka ruajtur në poste disa figura të pandryshuara. Rekordin e mban Mirela Kumbaro me mbi 9 vite në qeveri, e ndjekur nga Ogerta Manastirliu me 8 vite. Të dyja konsiderohen pjesë e skuadrës më jetëgjatë të kabinetit socialist.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Nga orët e mesditës deri ato...

07:14

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI