Flash

Në kërkim për trafik drøge, prangoset në Malin e Tomorrit 46-vjeçari

Lapsi.al 25 August 2025
Në kërkim për trafik drøge, prangoset në Malin e

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim dhe me masë arresti nga GJKKO është arrestuar nga policia në Malin e Tomorrit. Në kudër të operacionit “Operacionalja” u vu në pranga shtetasi me iniciale D.B.,lindur dhe banues në Durrës.

Policia sqaron se ai u lokalizua dhe u arrestua në Malin e Tomorrit, ku po qarkullonte me automjet. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, e cila në vitin 2023 i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

D. B. akuzohet për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë operacionit, u realizua ekzekutimi i masës së sigurisë dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 60”. Lokalizohet në Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GJKKO-ja.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 60”.

Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Nga orët e mesditës deri ato...

07:14

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI