Flash

Polemikat për shitjen online, FSHF bën prapa: ndaj Letonisë, në shitje biletat fizike

Lapsi.al 25 August 2025
Polemikat për shitjen online, FSHF bën prapa: ndaj Letonisë,
Shitja e biletave me sistemin online ka krijuar gjithnjë pakënaqësi te tifozët, që kanë aluduar edhe për shpërndarje preferenciale të tyre. FSHF gjithnjë është mbrojtur se aplikimet kanë qenë më të mëdha se kapaciteti i stadiumit për ndeshjet e Kombëtares, por tani duket se ka bërë një hap prapa. FSHF, në fakt, njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Lexo më tej: FSHF zgjidh qesen: 3 milionë euro për klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00. Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link .

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI