Flash

Përplasi këmbësorin te ‘Shkolla e Muzikës’, arrestohet 17-vjeçari pa patentë

Lapsi.al 25 August 2025
Përplasi këmbësorin te ‘Shkolla e Muzikës’,

Policia Rrugore ka arrestuar 17-vjeçarin që aksidentoi rëndë këmbësorin 35-vjeçar ditën e djeshme pranë shkollës së Muzikës në Fier.

Burime zyrtare njoftuan sot se pas ngjarjes së ndodhur në lagjen "Liri Gero", u arrestua në flagrancë për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçari që ishte në timon pa patentë.

I plagosuri Kreshnik Tomani është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën, por për shkak të situatës kritike shëndetësore, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konfirmojnë se ai ndodhet në gjendje kome dhe i intubuar, duke luftuar për jetën.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI