Flash

Ndezi zjarr dhe flakët rrezikuan banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

Lapsi.al 25 August 2025
Ndezi zjarr dhe flakët rrezikuan banesat në fshat, arrestohet

Një 63-vjeçar në fshatin Poshnjë e Vogël në Dimal ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat dhe nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth.

Njoftimi i policisë:

Ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin K. B., 63 vjeç, banues në Poshnje, Dimal.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Nga orët e mesditës deri ato...

07:14

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI