Flash

Kosovë/ Trafikonin emigrantë afrikanë drejt vendeve të BE-së, në pranga 2 persona

Lapsi.al 25 August 2025
Kosovë/ Trafikonin emigrantë afrikanë drejt vendeve të

Policia ka ndaluar një autobus të linjës Mitrovicë–Beograd, pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, i cili po transportonte 18 emigrantë të paligjshëm nga vende të Azisë Jugore dhe Afrikës.

“Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Policia theksoi se hetimet e para dhe marrja në pyetje e të dyshuarve tregojnë se ka pasur “përpjekje të qëllimshme për kontrabandë me emigrantë”. Ajo tha se ka arrestuar pronarin e kompanisë së autobusëve dhe shoferin e autobusit që po bartte emigrantët.

Të dyshuarit, të identifikuar vetëm me inicialet G. A., dhe B. D., dyshohen për përfshirje të drejtpërdrejtë në organizimin e transportit të emigrantëve në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit, pesë shtetas palestinezë kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23 gusht; gjashtë shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova dhe shtatë shtetas egjiptianë kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi e më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Te dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje. Policia theksoi se emigrantët “janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës”, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Muajin e kaluar Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë kundër një burri për veprën penale kontrabandë me emigrantë. Sipas rregullave në Kosovë, një emigrant mund të qëndrojë në vend vetëm 15 ditë, pa u lajmëruar tek autoritetet e rendit.

Pas 15 ditësh, ai duhet të aplikojë për statusin e azilkërkuesit - në të kundërtën duhet të largohet nga territori i Kosovës. Për ta fituar statusin e azilit, duhen disa muaj kohë.

Prej vitit 2015, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë shndërruar në qendër transiti për personat që ikin nga Lindja e Mesme e Afrika dhe që synojnë të arrijnë në shtetet e Bashkimit Europian. Kosova ka qendra për pranimin e emigrantëve, por shumica e tyre e përdorin këtë shtet vetëm si transit për në BE. Edhe në të kaluarën, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuar për trafikim me emigrantë. /REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Nga orët e mesditës deri ato...

07:14

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI