Flash

JD Vance kërkoi kontakt me 'rivalin' e Zelenskyt në Londër, por ai refuzoi

Lapsi.al 25 August 2025
JD Vance kërkoi kontakt me 'rivalin' e Zelenskyt në

Pas tensioneve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në muajin shkurt, zëvendëspresidenti JD Vance ka tentuar të lidhet me Valerii Zaluzhnyin, ish-komandantin e Ushtrisë ukrainase dhe ambasadorin aktual ukrainas në Londër.

Sipas raportimeve të The Guardian, qëllimi i kësaj përpjekjeje ishte testimi i Zaluzhnit si një alternativë e mundshme politike ndaj Zelenskyt, në një moment kur marrëdhëniet mes dy udhëheqësve ishin të tensionuara.

Megjithatë, Zaluzhnyi – i konsideruar nga shumëkush si një president i ardhshëm i mundshëm i Ukrainës – refuzoi të pranonte telefonatën, pasi u konsultua me ekipin e Zelenskyt.

Vendimi i tij u interpretua si një shenjë besnikërie ndaj presidentit aktual, pavarësisht se në arenën ndërkombëtare ai shihet si një figurë e fortë politike dhe ushtarake me ndikim të madh.

Ky episod erdhi në një kohë kur marrëdhëniet mes Kievit dhe Washingtonit ishin më të brishta se kurrë, me Trump-in që shpesh ka vënë në dyshim mbështetjen amerikane për Ukrainën dhe ka paralajmëruar se mund të ndryshojë qasjen ndaj luftës nëse nuk arrihet një zgjidhje e shpejtë me Rusinë.

Megjithatë, javët e fundit është vënë re një afrim i Trump me Zelenskyn, duke parë edhe takimin e mirë që dy liderët patën në Shtëpinë e Bardhë, për të shtyrë bisedimet me Rusinë.

Nuk kuptohet megjithatë nëse Vance ende po kërkon të “rrëzojë” Zelenskyn. Por, ajo çfarë dihet, është se edhe rivalët më të ashpër të presidentit ukrainas brenda vendit, nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim legjitimitetin e tij.

Përkundrazi, janë shprehur solidarë, duke parë se Ukraina është ende në gjendje lufte dhe mbajtja e zgjeshjeve është a pamundur aktualisht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI