Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

GJKKO refuzoi lirimin, Ilir Meta apelon vendimin që e la arrest në burg

Lapsi.al 25 August 2025
GJKKO refuzoi lirimin, Ilir Meta apelon vendimin që e la arrest në

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur sot (25 gusht) apelin kundër vendimit të GJKKO-së që e la në arrest me burg.

Më 22 gusht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj Ilir Metës, duke argumentuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një masë më të butë sigurimi.

Në vendimin e saj, gjykata arsyetoi se pozita procedurale e Metës është rënduar, pasi ndaj tij është konsoliduar akuza dhe është marrë në cilësinë e të pandehurit, për vepra penale të rënda si Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, në tre raste (dy prej tyre në bashkëpunim), Pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur, Fshehje dhe mosdeklarim i pasurisë, sipas nenit 257/a/2 të Kodit Penal.

“Në kushtet e krijuara dhe persa cituam me siper, i kerkojme Gjykatës se Posaçme te Apelit ndryshimin e vendimit nr. 546 date 13.08.2025 te Gjykates Shkalles Pare kunder Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, dhe pranimin e kerkesës per zëvendesimin e mases sigurimit personal per te pandehurin Ilir Metaj ne nje mase tjeter që te jete propocionale me rrethanat e krijuara, por edhe me personalitetin e tij. Per ne masat me të pershtatshme jane: Ndalimit te daljes jashte shtetit, Paraqitaja perpara oficerit policise giygesore, dhe Garancia pasurore“, thuhet në dokumentin e apelit të Ilir Metës.

Gjykata vlerëson se rreziku për cënimin e provave mbetet aktiv, sidomos për faktin se një pjesë e madhe e dëshmitarëve që do të pyeten gjatë gjykimit janë persona të lidhur me subjektin politik ku Meta ushtron funksione drejtuese.

“Pushteti dhe lidhjet që i pandehuri ka krijuar për shkak të funksioneve që ka aktualisht apo ka pasur më parë, krijojnë mundësi praktike për të ndikuar tek dëshmitarët dhe për të ‘helmuar’ provat,” thuhet në vendim.

Gjykata thekson se fakti që hetimet paraprake janë përfunduar dhe që Metës i është komunikuar akti për përfundimin e tyre nuk mjafton për të zbutur nevojat e sigurimit, pasi provat e grumbulluara në hetim marrin vlerë vetëm gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI