Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Erion Braçe nxjerr videot e "përndjekësit" të mjekes mbi një ndërtim pa leje

Lapsi.al 25 August 2025
Erion Braçe nxjerr videot e "përndjekësit" të

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë në llogarinë e tij pamjet e një personi që e akuzon se përndjek një mjeke, duke i vendosur kamera në dritare dhe duke i shkuar atje herë pas herë për të bërë fotografi.

"Shiheni cben: hipen me shkalle ne tarracen e nje ndertimi te paligjshem dhe i shkon dritare me dritare mjekes, perndjek ate dhe pacientet e saj; mjekja eshte ne ambjentin e saj te punes, prone e saj", shkruan ai.

Ai thotë se ka shkuar personalisht në atë ambient dhe e ka hequr kamerën e paligjshme, ndërkohë që thekson se është e habitshme sesi Policia e Shtetit nuk vepron ndaj këtij përndjekësi, sipas Braçes.

"E mbani mend ate kameren me te cilen nje perndjekes perndiqte nje mjeke ne punen e saj? Ate qe shkova dhe e hoqa une! urdheroni; ky eshte per djekesi ne dy dite te ndryshme brenda kater diteve", shkruan deputeti socialist.

Erion Braçe shkruan se personi që shfaqet në pamje ndodhet në një hapësirë publike, të legalizuar "në mënyrë skandaloze dhe në kundërshtim me ligjin", duke u rënë në qafë gjithë banorëve të pallatit.

"Tani ne vend qe ndaj ketij te zbatohet ligji, te hetohet legalizimi skandaloz ne hapesire publike, te hetohet ky e zyrtaret e korruptuar qe e kane bere, te shembet e te çlirohet hapesira publike, perfituesi shkon dhe me tej e perndjek njerezit ne pune te tyre duke shkelur çdo ligj", vijon deputeti i PS.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI