Flash

Detajet/ Dy motrat po shkonin në spitalin e Sarandës, tek vëllai 10 vjeçar i sëmurë

Lapsi.al 25 August 2025
Detajet/ Dy motrat po shkonin në spitalin e Sarandës, tek vëllai

Dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik në aksin rrugor drejt Sarandes, ku humben jeten dy motra dhe u plagos rende shoqja e tyre. 23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në rrugën Sarandë-Delvinë, po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij.

Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, e plagosur ka mbetur shoqja e tyre Antonela Zhupa.

Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ndodhur në këto kushte, efektivët e Policisë së Sarandës i kanë hedhur menjëherë prangat, ndërsa pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda.

Pra, 23 vjeçari kishte konsumuar sasi të lartë alkooli në Sarandë dhe ishte nisur për t'u kthyer në shtëpi.

Audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.

Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe "Lancia" ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.

Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me nje semundje te rende dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë vendit.

Ndërkohë, Kevi Norra udhëtonte në drejtim të kundërt me to, nga Saranda drejt Delvinës e më pas Gjirokastrës, ku jetonte familja e tij.

Motrat dhe shoqja e tyre po shkonin ta kalonin natën pranë tij, në shtratin e spitalit, por fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes, ashtu si dy jetët që ishin në lule të moshës.

Familja Dhimaku ka hapur dyert e mortit, mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Elvisës e Rozinës dhe forcës për të qëndruar pranë të birit 10 vjeçar, që nuk i takoi dot për herë të fundit dy motrat të cilat e kishin dritë të syve.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI