Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Berisha publikon të dhënat: Si është përsosur sistemi i patronazhimit këto dy vite

Lapsi.al 25 August 2025
Berisha publikon të dhënat: Si është përsosur sistemi i

Lideri i Partisë Demokratike denoncoi me prova të tjera farsën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Në një konferencë për median, sot në mesditë, Sali Berisha faktoi si Partia Socialiste ka shndërruar administratën publike në një rrjet elektoral të strukturuar, ku nëpunësit civilë përdoren si instrumente presioni ndaj qytetarëve, si dhe keqpërdoren të dhëna personale dhe shërbime publike për qëllime politike.

"Pavarësisht kritikave ndërkombëtare nuk u ndërmor asnjë reformë apo hetim real nga Altin Dumani për përdorimin e sistemit të patronazhimit nga ana e partisë së krimit, Partisë Socialiste, deklaroi Berisha.

Përkundrazi u perfeksionua gjatë viteve 2023–2025, duke u administruar nga AKSHI nën kontrollin e Mirlinda Karçanajt dhe duke i dhënë akses PS-së për profilizimin e votuesve.

Deklarata e plotë

Sot para jush dhe mbarë shqiptarëve i rikthehem dhe njëherë një çështje themelore, shkatërrimtare për çdo proces zgjedhor, antikushtetuese, antiligjore, anti parimeve më themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira: sistemi i patronazhistëve, i ndërtuar nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama dhe i mbrojtur me fanatizëm nga zëvendëskreu i organizatës kriminale elektorale, Altin Troplini.

Në çdo shoqëri, zgjedhjet që zhvillohen në prani të partisë shtet, sikur të hiqen të gjithë faktorët e tjerë, janë farsë, farsë dhe vetëm farsë sepse ato shënojnë vendosjen e një pabarazie ekstreme në fushën e betejës, përdorimin e të gjitha resurseve shtetërore nga partia shtet në garën elektorale.

Sistemi i patronazhimit, i denoncuar në mënyrë të hapur, të përsëritur nga vëzhguesit ndërkombëtare, vjen në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve.

Vjen në kundërshtim me kodin elektoral dhe ligjet e tjera të vendit.

Vjen në kundërshtim flagrant me Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, direktivat e KiE, Kodin e Venecias.

Sistemi i patronazhimit nënkupton përdorimin nga partia shtet të të gjitha resurseve njerëzore që me ligj dhe Kushtetutë që duhet të jenë neutrale në zgjedhje, pra shndërrimin e institucioneve shtetërore në institucione elektorale dhe punonjësve të këtyre institucioneve në operatorë elektoralë.

Këtu, para jush kam paraqitur kohë më parë disa të dhëna nga qarku i Fierit, por që sistemi funksionon njëlloj në çdo qark.

Mirëpo laptopi i Belindës ishte më i aksesueshëm.

Sot unë do i rikthehem po këtij qarku, por me një analizë të hollësishme të të dhënave të transformimit të të gjithë punonjësve dhe institucioneve të këtij qarku, nën drejtimin e Lubi Ballukut në institucione elektorale, në operatorë elektoralë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi sistemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe të institucionalizuar kontrolli politik.

* PS e futi mbikëqyrjen dhe shantazhin brenda institucioneve shtetërore.

* Nëpunësit civilë u shndërruan në instrumente presioni ndaj qytetarëve

* Duke keqpërdorur të dhëna personale sensitive, shërbime publike dhe sigurinë e vendit të punës për të ndikuar sjelljen elektorale.

* Sistemi i Patronazhimit u përdor si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë.

Ky prezantim ka për qëllim të bëjë transparente funksionimin dhe terrorin kriminal të ushtruar ndaj, dhe nga administrata publike, për dhunimin e votës; strukturën, mjetet dixhitale dhe pasojat ligjore të këtij sistemi.

Origjina dhe Institucionalizimi

•Në vitin 2021, rrodhën në median Lapsi.al të dhëna që përfshinin mbi 910,000 qytetarë shqiptarë, duke përfshirë emrat, numrat e ID-ve, numrat e telefonit, vendin e punës dhe preferencat politike.

•Çdo votues kishte një “patronazhist” — kryesisht një xhelat vote, një punonjës i administratës shtetërore, i paguar me para publike, me detyrë të ndjekë, manipulojë ose ushtrojë presion ndaj qytetarit përpara dhe gjatë zgjedhjeve.

B. Perfeksionimi i sistemit gjatë viteve 2023–2025

•Pavarësisht kritikave ndërkombëtare (nga Misionet e OSBE/ODIHR, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian), nuk u ndërmor asnjë reformë apo hetim real nga Altin Dumani për përdorimin e sistemit të patronazhimit nga ana e partisë së krimit, Partisë Socialiste.

•Përkundrazi, qeveria e zgjeroi më tej këtë sistem. Ministritë, bashkitë dhe ndërmarrjet shtetërore u shndërruan në seli elektorale, ndërsa nëpunësit civilë u përdorën si kontrollorë votash.

•Të dhënat vijuan të mblidheshin përmes platformave të drejtuara nga qeveria

•Database i sistemit te patronazhimit administrohet nga AKSHI

(Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), e drejtuar nga famëzeza Mirlinda Karçanaj.

•Qasje në tërë sistemin kanë Edi Rama, Mirlinda Karçanaj.

•Koordinatorët politike kanë qasje në Sistemin për Qarqet që

Drejtojnë.

•Database me të dhëna personale të çdo votuesi i jepen për përdorim shtabeve elektorale të Partisë Socialiste për profilizim elektoral.

Çfarë është një Patronazhist? Jo një militant socialist, por një nëpunës i shtetit. Kjo është e vërteta.

Ndryshe nga militantët tradicionalë partiakë, patronazhistët modernë janë:

• Punonjës publikë në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, administratë tatimore, qeverisje vendore, madje edhe në drejtësi, mbrojtje dhe siguri.

• Të pajisur me akses në databaza shtetërore dhe me pushtet institucional mbi nevojat e përditshme të qytetarëve (licenca, leje, ndihmë sociale, punësim).

• Ngarkuar jo vetëm me bindjen e votuesve, por edhe me intimidim, shantazh, mohimin e shërbimeve, dhe mbikëqyrje ditën e votimit, deri në konfiskim kartash ID apo kërcënime, (siç është raportuar në Vorë, Tiranë, Laprakë, Fier, Elbasan, Dibër etj).

Sistemi i patronazhimit shtrihet edhe te emigrantët shqiptarë:

• Qytetarët jashtë vendit u kontaktuan nga patronazhistë ose persona të lidhur me Partinë Socialiste.

• Drejtorë dhe zyrtarë të lartë të administratës publike u dërguan dhe qëndruan në shtete të ndryshme me detyra të përcaktuara: për të kontaktuar, regjistruar, kontrolluar dhe siguruar prova se votuesit e patronazhuar votuan për kandidatët e PS.

• Votuesit në diasporë u shantazhuan që statusi i punës apo shërbimeve për familjarët e tyre do të kushtëzoheshin nga vota e tyre për PS.

• Ka raportime të shumta për tentative dhe blerje të votave në diapsorë

• PD ka siguruar prova të shumta konkrete që vërtetojnë që diaspora u kontrollua, u frikësua, u manipulua dhe vota u devijua para shpalljes së rezultatit.

Por të gjitha këto prova, fshihen, zhduken nga Altin Troplini kreu i mbrojtjes së krimit elektoral.Në krye të procesit të patronazhimit qëndron Lubi Balluku, Zv. Kryeministre famëzeze, Koordinatore Politike e PS-së në Qarkun Fier.

Ndër të vijnë direkt Kryetarët e Bashkive në Qarkun Fier, Ministra, zëvendësministra, funksionarë të lartë në administratën publike. Një pjesë e tyre bënë dorëheqje fiktive nga postet e tyre, për të bërë fushatë aktive në Qarkun Fier apo në Diasporë nën urdhërat e Lubisë, ndërkohë që vijonin e drejtonin punën në drejtoritë e tyre.

Drejtuesit e drejtorive të pushtetit vendor dhe qendror si dhe të agjencive publike.

Në zgjedhjet Parlamentare 2025, Fieri u shfaq si një nga rastet tipike të kontrollit elektoral nga Partia shtet, përmes abuzimit me administratën publike dhe mbledhjes së paligjshme të të dhënave personale.

• Në thelb të skemës:

• Rrjet patronazhimi i strukturuar

• Punonjës civilë të administratës publike me role partiake

elektorale

• Shkelje e ligjit kombëtar dhe e standardeve ndërkombëtare

• Për çdo Qendër Votimi në Fier:

• PS caktoi përgjegjës Drejtues ne administratën publike

• Këta nuk ishin vullnetarë apo militantë partie, por punonjës shtetërorë, që paguhen me rrogat, me lekët të taksëpaguesve shqiptarë.

• Shumë prej tyre mbanin pozicione të larta në institucione publike.

Patronazhistët të Punësuar në institucione publike lokale dhe qendrore

• Bashki, drejtoritë bashkiake dhe njësitë administrative (p.sh., Bashkia Fier, Ujësjellës- Kanalizime Fier)

• Institucionet shëndetësore (p.sh., Spitali Rajonal

Fier, të gjitha qendrat shëndetësore)

• Institucionet arsimore (shkolla dhe kopshte)

• Degët rajonale të agjencive kombëtare dhe ndërmarrjeve shtetërore (OST, ADISA, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Drejtoria e Tatimeve Fier,

Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale, Burgu i Fierit ose Institucioni i Vuajtjes së Dënimit Fier, Shërbimi i Provës, Albpetrol etj.)

Detyrat e caktuara drejtuesve te institucioneve/ koordinatorëve politike

Secili prej patronazhistëve të punësuar nga shteti kishte për detyrë mbledhjen dhe raportimin e të dhënave personale të detajuara për punonjësit civilë brenda institucionit të tyre ose nën-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2-Fier).

Të dhënat e mbledhura përfshinin për çdo punonjës të drejtorisë / sektorit që drejtonin:

• Emrat e plotë, numrat e ID-së, numrat e telefonit dhe pozicionet/afiliacionet institucionale

• Qendra e Votimit (QV) ku ishte i regjistruar secili punonjës

• Kontaktet personale dhe lidhjet familjare

• Përcaktimi politik ose përkatësia partiake (anëtar, mbështetës, etj.)

• Data e fillimit të punësimit (shumë prej tyre të punësuar rishtazi, punësime elektorale)

Data basë-Patronazhimi

Të dhëna mblidheshin dhe centralizoheshin në mënyrë sistematike (çdo ditë) në databaza të koduara (disa prej të cilave I kemi siguruar, shqyrtuar dhe analizuar).

Këto databaza funksiononin si instrumente të profilizimit politik dhe kontrollit elektoral, duke e lidhur secilin punonjës shtetëror me një qendër votimi dhe duke ia caktuar një ‘patronazhisti - agjenti monitorues’ për gjithë kohëzgjatjen e fushatës ose i shndërronin në patronazhistë për të kontrolluar familjarët, kushërinjtë, fqinjët e të njohurit e tjerë.

Politizimi i Administratës publike, përdorimi si mjet për qëllime elektorale

Përbën shkelje të:

• Ligjit Nr. 152/2013 ‘Për nëpunësin civil’, i cili ndalon aktivitetin politik dhe garanton neutralitetin e nëpunësve civilë.

• Neni 88 i Kodit Zgjedhor, i cili ndalon punonjësit publikë të merren me fushatë elektorale ose të ushtrojnë ndikim mbi votuesit gjatë orarit zyrtar.

• Standardeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, të cilat theksojnë ndarjen e funksioneve të shtetit nga ato të partisë në zgjedhjet demokratike.

Struktura e patronazhimit në Fier ilustron një sistem ku zyrtarët publikë u shndërruan në operativë politikë, duke përdorur funksionin e tyre zyrtar për të monitoruar, kategorizuar, intimiduar dhe ndikuar votuesit—duke minuar lirinë zgjedhore, paanshmërinë administrative dhe të drejtat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI