Flash

Asllani e nis duke luajtur biliardo: Torino prezanton mesfushorin në mënyrë unike

Lapsi.al 25 August 2025
Asllani e nis duke luajtur biliardo: Torino prezanton mesfushorin në
Një histori me fund të lumtur, më shumë për lojtarin dhe Torinon sesa për Interin: zikaltërit në fakt, pasi kishin mbyllur praktikisht shitjen përfundimtare të regjisorit shqiptar Kristjan Asllani fillimisht te Betis dhe pastaj te Bologna, duhet të kënaqen me një huazim me pagesë (1,5 milionë) me të drejtë blerjeje në 12. Transferimi i lajmëruar tashmë është zyrtarizuar. FC Internazionale Milano njofton shitjen e mesfushorit Kristjan Asllani te Torino FC. 23 vjeçari i Kombëtares shqiptare transferohet me titull të përkohshëm deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes në favor të klubit granata.

Lexo më tej: Asllani vendos “veton”, zgjedh Torinon: Inter e pranon, vendimtar vullneti i lojtarit

Torino e ka prezantuar mbërritjen e lojtarit në mënyrë unike, përmes një video në të cilën Asllani luan biliardo, duke goditur cdo herë në shenjë, një tregues për saktësinë e mesfushorit shqiptar. Video mbyllet me frazën e lojtarit, që të gjithë tifozët e Torinos prisnin: “Gati për lojën”. Ajo që e bëri peshoren të anohej nga ana e Torinos ishte pikërisht vullneti i vendosur i lojtarit: pasi kishte refuzuar kategorikisht zgjidhjet jashtë vendit, Asllani ishte shumë afër Bolonjës. Por pastaj negociata me kuqeblutë u bllokua: pak për mungesën e marrëveshjes mbi pagën e lindurit në vitin 2002 (diferencë prej 300 mijë eurosh mes kërkesës dhe ofertës), pak për mungesë bindjeje të Kristjanit për të pranuar projektin.  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI