Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

JD Vance: Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme për marrëveshjen me Ukrainën

Lapsi.al 24 August 2025
JD Vance: Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, deklaroi se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se ai është i bindur se po bëhet përparim, pavarësisht zhvillimeve në fushën e betejës.

Gjatë një interviste për emisionin “Meet the Press” në NBC, Vance tha se presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar disa kushte të reja, përfshirë ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën ndaj ndonjë agresioni të ardhshëm nga Rusia.

“Mendoj se rusët kanë bërë lëshime të mëdha ndaj Presidentit Trump, për herë të parë në tre vjet e gjysmë që nga fillimi i konfliktit,” u shpreh Vance. “Ata kanë deklaruar se nuk do të përpiqen të vendosin një regjim kukull në Kiev – që ishte një ndër kërkesat kryesore në fillim. Dhe më e rëndësishmja, ata kanë pranuar që të ketë një lloj garancie sigurie për integritetin territorial të Ukrainës.”

Zëvendëspresidenti amerikan shtoi gjithashtu se vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë do të shqyrtohet rast pas rasti, duke pranuar se masa të tilla nuk do të jenë efektive për ta detyruar Moskën të pranojë një armëpushim.

Të këshilluara

E moshuara i vë flakën vetes në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku një 78-vjeçare, H. A., dyshohet se është vetëdjegur në oborrin prapa banesës së saj në lagjen “Ahmet Ha...

14:47

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI