Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Izraeli një hap drejt pushtimit të plotë të Gazës, 60 mijë rezervistë në gatishmëri

Lapsi.al 24 August 2025
Izraeli një hap drejt pushtimit të plotë të Gazës, 60

Izraeli ndodhet vetëm një hap larg nisjes së një pushtimi të plotë të qytetit të Gazës, ndërsa forcat izraelite po bombardojnë pa mëshirë zonën, si nga ajri, ashtu edhe me artileri të rëndë. Pas miratimit nga kryeministri Benjamin Netanyahu, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë filluar menjëherë zbatimin e planit për të pushtuar qytetin e Gazës dhe, në një fazë të dytë, të gjithë Rripin e Gazës, me zhvendosjen paralele të banorëve palestinezë.

Sipas të dhënave nga organizatat ndërkombëtare, në qytetin e Gazës jetojnë të paktën një milion njerëz, çka paralajmëron një përkeqësim të shpejtë të krizës humanitare dhe një rritje dramatike të numrit të viktimave.

Siç raporton BBC, banorët në terren flasin për shpërthime të pandërprera në disa zona, ndërkohë që trupat izraelite po ndërhyjnë edhe në kampin e madh të Jambalisë, duke goditur shumë ndërtesa.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 64 palestinezë të vrarë dhe të paktën 300 të plagosur, ndërsa që nga fillimi i sulmeve izraelite më 7 tetor 2023, pas sulmit terrorist të Hamasit, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 66,686 të vdekur dhe 157,951 të plagosur.

Vetëm një ditë para nisjes së operacionit për marrjen e qytetit të Gazës, Izraeli mobilizoi edhe 60,000 rezervistë të tjerë.

Sulmet izraelite po intensifikohen sidomos në lagjet Zeitoun dhe Shejayia, të cilat u bombarduan rëndë gjatë natës, duke shkaktuar zjarr në shumë ndërtesa.

Kryeministri Netanyahu ka shpallur synimin për të marrë kontrollin e plotë mbi të gjithë Rripin e Gazës, pas dështimit të bisedimeve të ndërmjetësuara me Hamasin për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Ndërkohë, ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti kanë propozuar një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e rreth gjysmës së 50 pengjeve që Hamas thotë se mban. Hamas ka pranuar ofertën, por zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se nuk do të pranojnë më një marrëveshje të pjesshme dhe kërkojnë lirimin e të gjithë pengjeve.

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka paralajmëruar se qyteti i Gazës do të rrafshohet, nëse Hamasi nuk dorëzohet dhe nuk lirohen pengjet. Ushtria izraelite ka bërë të ditur se planifikon të evakuojë të gjithë popullsinë e qytetit të Gazës, duke e zhvendosur në strehime në jug të territorit.

OKB dhe organizatat joqeveritare kanë paralajmëruar se një ofensivë e tillë në qytetin e Gazës do të ketë pasoja “të tmerrshme humanitare.”

Më shumë se 90% e banesave thuhet se janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa sistemet e kujdesit shëndetësor, furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe higjienës janë në kolaps të plotë.

Sipas OKB-së, nga 36 spitale që ka gjithsej Gaza, vetëm 18 janë pjesërisht funksionale, përfshirë vetëm 11 në qytetin e Gazës dhe zonat përreth, si dhe një në një lagje të Gazës Veriore.

Situata në Gaza vijon të përkeqësohet ndërsa komuniteti ndërkombëtar bën thirrje urgjente për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe qasje humanitare të pakufizuar.

Të këshilluara

E moshuara i vë flakën vetes në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku një 78-vjeçare, H. A., dyshohet se është vetëdjegur në oborrin prapa banesës së saj në lagjen “Ahmet Ha...

14:47

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI