Flash

I vrau nënën para syve, Pandeli Nakoleci përballet me të bijën në gjykatë

Lapsi.al 24 August 2025
I vrau nënën para syve, Pandeli Nakoleci përballet me të

Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, i cili vrau në Greqi bashkëshorten e tij 36-vjeçare para syve të fëmijëve të mitur, ka dalë sot para Prokurorit.

Në mbërritjen në Prokurori, ai refuzoi të përgjigjej pyetjeve të gazetarëve mbi motivin e krimit apo pendesën e tij, duke qëndruar i heshtur me kokën ulur.

Sipas mediave greke, brenda gjykatës ai është përballur me vajzën 18-vjeçare, e cila i kërkoi shpjegime. Nakoleci është përgjigjur: “U errësova, nuk doja ta bëja.”

Prokuroria e akuzon për vrasje me dashje në kuadër të dhunës në familje, ndërsa marrja në pyetje është caktuar më 26 gusht, ora 10:00. Është urdhëruar gjithashtu një hetim social për fëmijët e mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e të afërmve të viktimës.

Hetuesit po shqyrtojnë edhe faktin se i dyshuari kishte qenë i shtruar në një spital psikiatrik në qershor dhe po verifikojnë rrethanat e lirimit të tij.

Pas krimit, Nakoleci u fsheh për më shumë se 24 orë, derisa policia e gjeti vetëm 200 metra larg banesës së tij, në një vend të braktisur.

Në momentin e arrestimit ai u shpreh: “E vrava sepse më tradhtonte. Mirë ia bëra. Këtë e meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”

Ai kishte ndërruar rrobat, të cilat dyshohet se i gjeti në kazanë plehrash. Tek ai nuk u gjetën telefoni dhe arma e krimit.

Autoritetet greke thanë se mes çiftit nuk kishte denoncime të mëparshme për dhunë në familje, por 40-vjeçari kishte precedentë penalë.

Autopsia mbi trupin e 36-vjeçares do të kryhet më 25 gusht në Selanik, për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes që ka tronditur opinionin publik në Greqi.

Të këshilluara

E moshuara i vë flakën vetes në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku një 78-vjeçare, H. A., dyshohet se është vetëdjegur në oborrin prapa banesës së saj në lagjen “Ahmet Ha...

14:47

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI