Flash

Zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

Lapsi.al 23 August 2025
Zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë. Mësohet se ditën e sotme në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri. Ndërkohë që 9 janë shuar po sot dhe aktive mbetet vetëm një vatër. Vatra aktive ndodhet në Parkun Natyror Gërmenj në bashkinë Kolonjë.

Njoftimi i MM:

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës 23 gusht 2025, në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë të forcave operacionale, është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim. Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:

1.      Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.

2.      Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.

3.      Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.

4.      Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.

5.      Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier.

6.      Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë.

7.      Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.

8.      Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë.

9.      Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.

Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll. Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence.

Të këshilluara

Aksidentohet fëmija 5 vjeç në Vlorë

Një fëmijë 5-vjeçar është përplasur nga makinë në Vlorë. Shoferi i cili drejtonte makinën është vënën nën hetim, ndërsa i mituri ndodhet në spital. “Polic...

11:38

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI