Flash

Vuçiç i përgjigjet protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta

Lapsi.al 23 August 2025
Vuçiç i përgjigjet protestave të studentëve, nxjerr

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Ai ka urdhëruar administratën që të dalë në anti-protesta kundër studentëve.

Siç thuhet në një mesazh që qarkullon në rrjetet sociale "qytetarët që kundërshtojnë bllokadat" do të mblidhen në të gjitha qeveritë lokale në Vojvodinë (përveç Novi Sadit). Ata njoftuan tubime në 29 vende të tjera në Serbi. Anti-protestat pritet që të fillojnë pasditën e sotme në orën 6:30.

Tubimet e para të tilla u mbajtën të mërkurën, më 20 gusht, ndërkohë që Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç njoftoi se ato do të zhvilloheshin edhe të shtunën. Ato janë organizuar zyrtarisht nga Qendra për Stabilitet Social dhe zyrtarët më të lartë të SNS-së kanë ftuar qytetarët në to.

Sipas Danas, zyrtarët nga partnerët e koalicionit të Aleancës Progresive ishin gjithashtu të detyruar të paraqiteshin. Po ashtu, ditët e fundit, në kutitë postare të banorëve të Novi Sadit janë shfaqur fletushka me mesazhe kundër bllokadave.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI