Simeone i uron gazetares: “Momenti më i bukur i jetës tënde”
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, Simeone iu përgjigj me kujdes të gjitha pyetjeve dhe kur iu drejtua gazetarja Belén Sánchez, kroniste e rrjetit televiziv spanjoll La Sexta, ai e la të përfundonte pyetjen përpara se të bënte një devijim jashtë programit: “Nuk të kisha parë…” – tha duke buzëqeshur trajneri i Atleticos – “por mund të them që po kalon momentin më të bukur në jetën e një gruaje kur është shtatzënë… ndaj të uroj më të mirën.”Cholo i habit të gjithë me përgjigjen
Një kompliment i sinqertë dhe i natyrshëm që hapi rrugën për një shkëmbim simpatik. Për të treguar gjithë mirënjohjen për gjestin e bukur të trajnerit argjentinas, gazetarja shprehu dëshirën e saj të thellë për tifozët e Atleticos. “Të shohim nëse do të sjellë Champions League…”, iu përgjigj ajo Simeones. Ky i fundit u përpoq ta minimizonte aspektin futbollistik, duke nënvizuar një shpirt atëror dhe prej zotërie të vërtetë: “Nuk e di, do të shohim nëse do të sjellë kampionë… por jam i sigurt që ndërkohë do të sjellë gjëra të bukura për familjen, që në fund është gjëja më e rëndësishme”, tha me një buzëqeshje.▪ "Te felicito. Atravesando el mejor momento de la vida de una mujer. Desearte lo mejor". ? El tierno momento de Simeone en sala de prensa con una periodista embarazada y la respuesta de ella. ▪ "A ver si trae la Champions...". ? https://t.co/969GscEmro ? pic.twitter.com/n3qjvuI1XB
— ElDesmarque (@eldesmarque) August 22, 2025