Flash

Rusia merr dy fshatra në Donjetsk, Zelensky: Nuk ia dorëzojmë tokën pushtuesit

Lapsi.al 23 August 2025
Rusia merr dy fshatra në Donjetsk, Zelensky: Nuk ia dorëzojmë

Presidenti Volodymyr Zelensky në ceremoninë për festën kombëtare të flamurit në Ukrainë hodhi poshtë mundësinë e prekjes së territoreve apo ndryshimit të kufinjve me Rusinë në kuadër të një marrëveshje paqeje.

"Ky flamur është qëllimi dhe ëndrra për shumë nga njerëzit tanë në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Dhe ata e ruajnë këtë flamur, e mbajnë të sigurt, sepse e dinë: Ne nuk do t'ia dorëzojmë tokën tonë pushtuesit", tha Zelensky.

Rusia tha të hënën se kishte pushtuar dy fshatra në rajonin e Donjetskut në Ukrainën lindore, duke rritur presionin ushtarak në terren, ndërsa përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje për konfliktin përshpejtohen.

Parakushti i Zelenskyt iu vendos që përpara se të mbërrinte në Uashington të hënën e kaluar, ku u takua me Donald Trump dhe liderët europianë të BE dhe Britanisë. Trump i parapriu takimit duke thënë se Krimea dhe anëtarësimi në Nato i Ukrainës duhet të harrohen, ndërsa në zyrën ovale terhoqi vëmendjen një hartë me territoret e pushtuara të Ukrainës.

BE këmbëngul në kundërshtimin e kësaj kërkese ndaj Ukrainës. Shefja e diplomacisë europiane Kaja Kallas tha një ditë më herët se lënia e territoreve të pushtuara Moskës do të krijonte një precedent të rrezikshëm, pasi agresioni do të shpërblehej me territore në një përpjekje paqeje.

Trump tha se do të shohë mundësinë e sanksioneve apo masave të tjera ndaj Rusisë nëse takimi Zelensky-Putin nuk do të ndodhë, ndërsa Putin siguroi se Moska po bën gjithçka për paqen edhe pse ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në mediat amerikane tha se një axhendë për samitin Rusi-Ukrainë me liderët nuk është diskutuar fare teksa hodhi akuza ndaj Kievit, i cili sipas tij ka refuzuar çdo propozim të presidentit amerikan Trump.

Në kuadër të festës së flamurit, Kievin e viziton këtë të shtunë, Keith Kellog, i dërguari special i Donald Trump, por nuk dihet nëse organizimi i takimit Zelensky-Putin do të jetë pjesë e diskutimeve mes tij dhe presidentit ukrainas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI