Flash

Po drekonte me familjen në Sarandë, çfarë thotë policia për vdekjen e Artur Zhejit

Lapsi.al 23 August 2025
Po drekonte me familjen në Sarandë, çfarë thotë

Policia e Sarandës ka dhënë informacion lidhur me ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit Artur Zheji, këtë të shtunë.

Zheji ishte duke drekuar me familjen në një restorant në afërsi të rrugës “Butrinti”, kur shfaqi probleme shëndetësore.

Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të qytetit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arritën ta kthenin në jetë. Paraprakisht, dyshohet se gazetari ndërroi jetë për shkak të arrestit kardiak.

“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shprehet policia e Sarandës.

Të këshilluara

Aksidentohet fëmija 5 vjeç në Vlorë

Një fëmijë 5-vjeçar është përplasur nga makinë në Vlorë. Shoferi i cili drejtonte makinën është vënën nën hetim, ndërsa i mituri ndodhet në spital. “Polic...

11:38

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI