Flash

Moska shuan shpresat për takim të shpejtë Putin-Zelensky

Lapsi.al 23 August 2025
Moska shuan shpresat për takim të shpejtë Putin-Zelensky

Sipas Ministrit të Jashtëm rus Lavrov, një takim i shpejtë midis Putinit dhe Zelenskit është jorealist. Një samit i afërt midis Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski është jorealist për Rusinë.  Sipas Moskës kushtet e samitit dypalësh nuk janë përmbushur “Putin është gati të takohet me Zelenski pasi të jetë përgatitur një axhendë për samitin, dhe kjo axhendë është larg të qenit e plotë”, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov për rrjetin televiziv amerikan NBC.

Lavrov tha tani se çështjet që duhet të zgjidhen para një takimi të tillë përfshijnë lëshimet territoriale dhe heqjen dorë nga anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake perëndimore, NATO.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte bërë thirrje për një takim të tillë për t’i dhënë fund luftës agresionale të Rusisë në Ukrainë. Moska deri më tani kishte qenë e paqartë për këtë çështje.

Por edhe Trump i ka shuar shpresat për një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ka përmendur rishtazi mundësinë e sanksioneve. Ai do të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me përpjekjet e tij për të sjellë paqe në Ukrainë brenda dy javësh, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Mund të ketë sanksione masive kundër Moskës – ose ai “nuk do të bëjë asgjë”, theksoi Trump.

Më parë në takimin me krerët evropianë në Shtëpinë e Bardhë, Trump ishte shprehur, se “do të shohim nëse Putini dhe Zelensky do të punojnë së bashku”. “E dini, është pak si vaji dhe uthulla. Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, për arsye që dihen”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI