Flash

Ish-drejtori i CIA mesazh për Trump: Duhet ultimatum, jo shtrëngim duarsh!

Lapsi.al 23 August 2025
Ish-drejtori i CIA mesazh për Trump: Duhet ultimatum, jo shtrëngim

Nga samiti në Washington mes presidentit amerikan Donald Trump, liderëve evropianë dhe Volodymyr Zelensky-t, dalin mesazhe të qarta: Ukraina duhet të marrë garanci të forta sigurie, ndërsa çdo invazion i ri rus do të përballet me të gjithë fuqinë e NATO-s, me pjesëmarrjen e trupave amerikane dhe evropiane.

Këtë e deklaron ish-drejtori i CIA-s dhe Pentagonit, Leon Panetta, në një intervistë për Corriere della Sera.

Panetta thekson se Vladimir Putin nuk mund të besohet, ndaj Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë të vendosura. “Pa një mesazh të fortë, lufta do të vazhdojë dhe Ukraina nuk do të mund të jetë një vend sovran dhe i pavarur. Duhet ultimatum, jo shtrëngime duarsh!”, shprehet ai.

Senatori Rubio udhëheq task-forcën për garancitë e sigurisë, duke propozuar një prezencë ushtarake në Ukrainë, një veprim që sipas Panetta-s do të shërbejë si një kundërpeshë e fuqishme ndaj agresionit rus.

Ish-drejtori i CIA-s kritikon mënyrën e Trump për të negociuar, duke e konsideruar si një spektakël më shumë sesa një proces serioz. Çështje si armëpushimi, territoret, rikthimi i fëmijëve të marrë nga Rusia dhe fondet për rindërtim kërkojnë punë të thelluar dhe koordinim.

Megjithatë, Panetta thekson se ky samit është më afër se kurrë drejt një zgjidhjeje, nëse evropianët dhe amerikanët bashkëpunojnë me ukrainasit për të hartuar një plan të qartë dhe efektiv. “Një marrëveshje nuk vjen si me magji, por vetëm me punë serioze për arritjen e objektivit,” përfundon ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI