Flash

Humbi jetën para kohe, kush ishte gazetari dhe publicistit Artur Zheji

Lapsi.al 23 August 2025
Humbi jetën para kohe, kush ishte gazetari dhe publicistit Artur Zheji

Media në Shqipëri është në zi për shkak të humbjes së parakohshme të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Zheji ndodhej me familjarët në Sarandë, kur ka pësuar komplikime me shëndetin. Edhe pse ka marrë ndihmën e shpejtë, Zheji ka ndërruar jetë në ambulancë.

Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji ishte angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri, duke u bërë një nga figurat më të spikatura të medias shqiptare pas viteve ’90. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të gazetës “MAPO”, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në shtypin e shkruar. Po ashtu, Zheji ka punuar për vite me radhë si gazetar në radion italiane Radicale, duke mbuluar rajonin e Ballkanit.

Në vitet e krizës së Kosovës (1999), si analist në televizionin “Arbëria”, ai analizoi për muaj të tërë zhvillimet që çuan në çlirimin e Kosovës, duke fituar një audiencë të madhe. Nga viti 2002 deri në 2006 mbajti postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio-Televizionit Publik Shqiptar (RTSH). Për më shumë se tri dekada, Artur Zheji u shqua si gazetar, analist, publicist, por edhe si një zë kritik dhe i pavarur në debatin publik shqiptar. Që nga viti 2017, ai drejtonte emisionin politik dhe analitik '360 Gradë'.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI