Flash

Zbatimi i ujdisë: Fëmijët përfitojnë nga bashkëpunimi Comodita-UNICEF (VIDEO)

Lapsi.al 22 August 2025
Zbatimi i ujdisë: Fëmijët përfitojnë nga

Para një muaji është nënshkruar një marrëveshje mjaft e rëndësishme mes Comodita Home dhe organizatës UNICEF.

Kjo marrëveshje ka synim përmirësimin e cilësisë në arsimin e hershëm, si për fëmijët në Kosovë ashtu edhe për ata në Shqipëri.

Zyrtarja e komunikimit për publikun nga Comodita, Diellza Boshnjaku, tha se partneriteti me UNICEF-in dhe Comoditën në Kosovë e Shqipëri synon që ta përmirësojë cilësinë dhe qasjen në arsimin e hershëm të fëmijëve në këto dy vendeve.

“Ky partneritet bazohet në besimin e plot që investimet në fazat e hershme të jetës janë format më të fuqishme që e nxisin zhvillimit e kapitalit njerëzor por edhe një rritje afatgjate ekonomike. Tashmë, me blerjen e dyshekëve dhe jastëkëve në 60 dyqane në Kosovë dhe Shqipëri, një shumë do t’i dedikohet përmirësimit të cilësisë së arsimit për fëmijët e vegjël”.

“Fokusi kryesor është tek fëmijët deri në moshën 6-vjeçare, në angazhimin e prindërve dhe kujdestarëve dhe po ashtu në komunitetet rurale dhe zonat më të margjinalizuara”, u shpreh Boshnjaku, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se një partneritet i tillë mes Comoditës dhe UNICEF-it ndikon shumë edhe në barazi gjinore, shëndet por edhe në arsimim.

“Njëkohësisht po ndikon edhe në gjeneratë të tashme dhe të ardhshme më të fort por mbi të gjitha po ndikon që të ketë edhe një përfshirje aktive të babait në rritjen e fëmijës dhe fuqizimin e grave në punësim”.

“Kjo nismë ka një sërë aktivitetesh si hapja e qendrave komunitare, pajisja me mjete didaktike, rritja e ndërgjegjësimit të arsimit të hershëm me anë të fushatave sensibilizuese dhe fushata të përvitshme mes Comoditës dhe UNICEF-it për arsimimin dhe zhvillimin e fëmijëve”, tha ajo.

https://www.youtube.com/watch?v=fbjXtTZ4tLA&ab_channel=KlanKosova

Të këshilluara

Arrestohet me kokainë vajza e Eli Farës

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Roxhensa Kapurani, 49 vjeçe, u kap me kokainë një ditë më parë në zonën e Vorës. Gjatë kontrol...

12:37

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI