Flash

Vuçiç gjen mbështetje nga Maduro i Venezuelës

Lapsi.al 22 August 2025
Vuçiç gjen mbështetje nga Maduro i Venezuelës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro.

Kjo telefonatë vjen në një kohë kur administrata amerikane e presidentit Donald Trump vendosi një shpërblim të majmë për arrestimin e tij, duke e cilësuar Maduron një “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Kreu i Beogradit e konsideron Maduron një mik të madh të Serbisë dhe nënvizon se bisedoi me të për sfidat aktuale globale dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

Vuçiç pohon se e ka falënderuar Maduron për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Serbia e vlerëson shumë mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Venezuelës kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës”, shkruan Vuçiç në një deklaratë.

Aktualisht nuk dihet ende se çfarë efektesh do prodhojë telefonata Vuçiç-Maduro në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Washingtonit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI